Flash

Nica jep dorëheqjen, Kukësi e përgënjeshtron, por sulmon Rashitin: "U çuditëm të gjithë"

Lapsi.al 14 January 2024
Nica jep dorëheqjen, Kukësi e përgënjeshtron, por sulmon

“E mbyll këtu me Kukësin. Sapo ia komunikova edhe skuadrës në dhomat e zhveshjes. Kam dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës”. Ky është komunikimi i shkurtër që Stavri Nica pati me gazetarë, sipas asaj që raporton “Panorama Sport”. Një dorëheqje e kuptueshme për rezultatet që nuk vijnë, por edhe me natyrën e teknikut. Kontrovers është fakti se klubi e përgënjeshtron: " Nuk është e vërtetë, profesori (Nica) është pak i mërzitur me mënyrën se si humbëm, nuk finalizuam dhe nuk bëmë atë që përgatitëm gjatë javës. E dinim që Vllaznia do të luante me topa në thellësi. Ai ishte i mërzitur që humbëm. Profesori është me mua në autobus po dola unë në vend të tij" u limitua të thotë asistenti i tij, Oltion Kërnaja.

Lexo më tejVideo/ Gol pas 54", Gruda i jep fitoren Vllaznisë: Rashiti e dërgon 'panenkën' e tij te tifozët

Më pas sulmi mbi Rashitin: “Kush ishte caktuar te penalltia? Rashiti. U çuditëm të gjithë për mënyrën e goditjes se nuk gabon kurrë në stërvitje. Por e dimë që penallti kanë humbur edhe lojtarët e mëdhenj".

OSMANI: KUKËSI LUAJTI MË MIRË SE NE

"Mendoj se edhe sot luajtëm mirë në mbrojtje, veçanërisht në pjesën e dytë. Mesfushën nuk e kishim aktive dhe ndodhi ajo që ndodhi në pjesën e parë". Qatip Osmani vlerëson prapavijën, që në fakt në këtë ndeshje me Kukësin e nxorri fitues. Tekniku i kuqebluve nuk ngurroi megjithatë t'i bënte komplimente kundërshtarit. "Kukësi ishte një ekip që e qarkulloi topin më mirë se ne. E kishte më shumë në zotërim. Sa i përket Malës për të qenë në anën e majtë, ishte ideja ime. Nuk e prisha shumë defensivën dhe me zotësinë që ka Mala doja të ishim më të rrezikshëm para".

Në fund, për merkaton Osmani është optimist: "Po, sigurisht që presim përforcime. Sot dha shenja loja që na duhen. Jemi në bisedime me disa lojtarë. Ne na duhen lojtarë në çdo repart. Në mbrojtje, mesfushë dhe sulm”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI