Flash

Në San Siro, Mourinho mund të ketë humbur pankinën: hija e De Rossi mbi Special One

Lapsi.al 15 January 2024
Në San Siro, Mourinho mund të ketë humbur pankinën: hija e

Brenda një jave u kalua nga zërat e rinovimit tea to të shkarkimit. Në mes ishte Lazio, me një tjetër derbi të humbur dhe me pasojë eliminimin në Kupën e Italisë që nisi t'i lëkundë pozitën. Pika që mund të ketë derdhur gotën për José Mourinho. Portugezi, në tribunë për shkak të skualifikimit, e sheh veten në njën situatë shumë të vështirë, pas një humbje të rëndë kundër Milan në kampionat. Këto nuk janë vetëm rezultate negative të cilat, me një deficit prej pesë pikësh nga zona e Champions League, mund të korrigjohen. Është më tepër ndjesia se Roma e tij nuk ka konture, një projekt taktik, një ide loje, e personalitetin e nevojshëm për t'u ulur në tryezën e më të mirëve.

MOURINHO, JO KAQ 'SPECIAL'

Në fakt, kundër tyre (me përjashtim të suksesit ndaj Napolit në vështirësi në këtë kampionat), humbet gjithnjë. E gjitha kjo e kalitur me një klimë surreale, gjithmonë tepër të nxehtë dhe të ushqyer nga deklarata që duket se nuk i ndihmojnë grupit. Gjithmonë: kundër arbitrave, kundër kundërshtarëve, kundër gjithsesi, edhe kundër klubit të tij. Me Friedkins, që në anën tjetër të botës, dëgjojnë pa i pëlqyer.

Lexo më tejVideo/ Adli, Giroud e Theo, tre pikë franceze për Milan: Pioli merr frymë, për Mou errësirë totale

E në fakt rinovimi ka qenë gjithmonë një temë kontradiktore. Nga njëra anë Mourinho, i cili e konsideron "të fituar me meritë" për atë që kishte bërë në të kaluarën. Nga ana tjetër, klubi, që donte dhe dëshironte të shihte më shpejt rezultate. Rezultate reale, jo trumpetimin e Conference po finalen e Europa League. Për amerikanët, rezultat do të ishte kualifikimi në Champions League. Pra të ardhura për të shlyer borxhet dhe për të menaxhuar klubin me më pak shqetësime. E në vend të kësaj Roma duhet të shohë nga ekrani 1/8 e finaleve të rivalëve të qytetit Lazio kundër Bayern Munich e më pas në Superkupën e Italisë dhe në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

HIJA E DE ROSSI...

Mourinho, në këtë pikë, mund ta shohë pankinën t’i hidhet në erë. Ai që është adhuruar nga tifozët romanë, i lavdëruar edhe kur nuk e meritonte, i lartësuar gjithmonë dhe kudo. Por ata janë njerëzit, të cilët kanë filluar të kenë edhe dyshimet e tyre të para. Shoqëria, nga ana tjetër, një shoqëri amerikane për më tepër, dëshiron të jetë konkrete. Në orët në vijim tabloja do të jetë më e qartë, por tashmë kanë nisur të qarkullojnë zërat e parë për zëvendësuesit e mundshëm. Lista e kandidatëve për pankinën verdhekuqe, me sezonin tashmë kaq fort të kompromentuar, është e pakët. Sidoqoftë, Daniele De Rossi, djali i preferuar i qytetit, është gjithnjë aty për Romën e tij.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI