MEA CULPA E VINICIUS
Në një El Clasico janë të shumtë tensionet dhe Vinicius ishte në gjendje të acaronte edhe më tej nivelin e konfliktit me rezultatin tashmë të sigurt.Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, pasi mori çmimin MVP të ndeshjes, Vinicius sqaroi këto situata: "Dua të bëhem një person më i mirë. Bëj gjithçka për të fituar e përfundoj duke i zemëruar lojtarët. Të tjerët, veten dhe shokët e mi. Duhet të përmirësohem, por duhet të vazhdoj në këtë linjë. Jam shumë i trishtuar. Të gjithë duan të debatojnë me mua sepse të gjithë e dinë që do të shfaqet në shtyp 'Vinicius bëri këtë apo atë...' Mundohem të jem i qetë dhe i përqendruar në lojë për të dhënë më të mirën për shokët e mi. Unë nuk jam një shenjtor. Flas shumë dhe bëj driblime që nuk duhet. Por unë jam këtu për t'u përmirësuar dhe për të qenë shembull për fëmijët. Trajneri dhe shokët e mi po më mësojnë se çfarë duhet të bëj".? ¡Dudo que haya un tipo más feliz en estos momentos!@vinijr | #SUPERCAMPEONES pic.twitter.com/EeL14kMNEf
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 14, 2024