Flash

Video/ Poker i Real Madrid në Clasico: trigolëshi i Vinicius e Rodrygo turpëruan Barcelonë në Superkupë

Lapsi.al 14 January 2024
Video/ Poker i Real Madrid në Clasico: trigolëshi i Vinicius e Rodrygo

Superkupa e Spanjës i përket Real Madrid, që dominoi në El Clasico kundër Barcelonës në Riad. Përfundoi 4-1 me një super Vinicius, i cili realizoi një trigolësh në 39 minuta. Ndeshja e zhbllokua nga braziliani në minutën e 7', dyfishimin pas tre minutash dhe 6 minuta nga mbyllja e pjesës së parë kompletimi i trisit me penallti. Në mes, goli i Leëandoëskit (33') që bëri përkohësisht rezultatin 2-1. Më pas në pjesën e dytë Rodrygo (64') e rrumbullakoi më tej rezultatin. Është trofeun i trembëdhjetë i Superkupës për Blancos.

SHOW I VINICIUS

Madrid i dërgon një mesazh shumë të qartë të gjithë Europës. El Clasico e dominuar 4-1 kundër Barcelonës vlen jo vetëm për Superkupën e Spanjës, por edhe ndërgjegjësimin se, në çdo kompeticion, do të duhet të përballesh me të besuarit e teknikut Ancelotti. Ndeshja në Riad u zhbllokua që në minutën e 7', kur Bellingham, me një super pasim, shërbeu Vinicius. Braziliani dribloi Inaki Peña dhe e depozitoi në portën e zbrazët, me një festim si Cristiano Ronaldo. Kaluan vetëm 3 minuta dhe erdhi edhe goli i dytë, sërish nga braziliani. Këtë herë Vinucius me një prekje të lehtë pas asistit të bashkëkombasit të tij Rodrygo, i cili i shpëtoi pozicionit jashtë loje.

Ndeshja dukej e përfunduar, por në minutën e 33' Blaugranat u zgjuan dhe Lewandowski ngushtoi diferencën. Gjithsesi, 2-1 zgjat vetëm disa minuta, sepse Araujo rrëzoi Vinicius në zonë dhe shkaktoi penalltinë që braziliani e shndërroi në tris për Blancos në minutën e 39'.

BARÇA I SHPËTOI MANITËS

Në pjesën e dytë situata u përkeqësua pasi në minutën e 64' Real Madrid bëri poker. Krosimi i Vinicius mbërriti në këmbët e Rodrygo që bëri 4-1. E shtatë minuta më vonë, kampionët në fuqi të Spanjës mbetën me dhjetë lojtarë, sepse Araujo, mori kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e Xavi inferiore edhe në lojtarë. Ndeshja, e mbyllur, uli ritmin dhe çerek-orëshi i fundit i ndeshjes u kthye efektivisht një numërim mbrapsht drejt triumfit të Real Madrid. Superkupa e trembëdhjetë e Spanjës për Blancos. Një mbrëmje për t'u harruar për katalanasit: jo vetëm humbja, por edhe një turpërim i vërtetë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI