Flash

Jehezkel shkarkohet dhe arrestohet për festimin në mbështetje të Izraelit: ja çfarë kishte shkruar në pulsin e dorës

Lapsi.al 15 January 2024
Jehezkel shkarkohet dhe arrestohet për festimin në mbështetje

Sagiv Jehezkel është bërë shumë i njohur orët e fundit për një histori të diskutueshme. Sulmues i skuadrës turke Antalyaspor fillimisht u shkarkua nga klubi i tij dhe më pas u arrestua. I gjithë faji i festimit të veçantë gjatë ndeshjes kundër Trabzonspor. Në fakt, pasi shënoi, futbollisti tregoi me gisht kyçin e majtë të dorës dhe në veçanti një shkrim në fashë për të shprehur mbështetjen për Izraelin në luftën kundër Hamasit në Palestinë.

Futbollisti bardhekuq iu drejtua kamerës menjëherë pas golit të 1-1 dhe tregoi me gisht pjesën e poshtme të fashës të vendosur rreth kyçit të dorës së majtë. Me bojë të zezë ishte shkruar, përkatësisht "100 ditë, 7 tetor". Një referencë për datën 7 tetor 2023, ditë në të cilën Izraeli nisi operacionet e tij ushtarake në Gaza, pas sulmeve të kryera nga Hamasi në të njëjtën ditë. Prandaj, Sagiv Jehezke mori një qëndrim të qartë në mbështetje të vendit të tij për luftën që nuk i pëlqente autoriteteve turke.

JUSTIFIKIMI NUK BËRI PUNË

Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç njoftoi se Zyra e Kryeprokurorit të Antalias ka hapur një hetim gjyqësor kundër Sagiv Jehezkel për "nxitje publike të urrejtjes dhe armiqësisë” pas "festimit të tij të urryeshëm në favor të masakrës së kryer nga Izraeli në Gaza". Autoriteti përsëriti se me veprimet e tij atleti kishte "mosrespektuar vlerat e Turqisë, një vend që mbetet në krah të popullit palestinez". Jehezkel ka ofenduar kështu kujtimin e "mijëra civilëve, grave dhe fëmijëve të masakruar në gjenocidin që shteti hebre është duke kryer”.

Kanë qenë të kota tentativat për justifikim nga lojtari i arrestuar: “Nuk doja të provokoja askënd dhe dua që kjo luftë të marrë fund”. Antalyaspor tha se ishte shumë i befasuar nga sjellja e lojtarit që bëri gjithçka pa dijeninë e tyre në dhomat e zhveshjes. Për këtë arsye, Jehezkel aktualisht është larguar nga skuadra, me hapin e radhës zgjidhjen e kontratës dhe për rrjedhojë shkarkimin.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI