Flash

U filmuan në momente intime: dy lojtarë të Inter denoncohen pas një sherri në diskotekë

Lapsi.al 15 January 2024
U filmuan në momente intime: dy lojtarë të Inter denoncohen pas

Dy lojtarë të skuadrës së Inter janë paditur nga një i ri, pas një sherri të dyshuar të ndodhur mbrëmjen e 6 janarit në diskotekën e njohur Hollywood. Ngjarja u raportua nga Corriere della Sera.

Sipas asaj që raportohet nga Corriere della Sera, gjatë festës private në Hollywood, ku morën pjesë disa lojtarë të Serie A, dy lojtarët e zikaltërve detyruan një djalë nga Friuli të largohej nga lokali. Arsyeja? Sipas tyre, i riu i kishte bërë foto dhe video të dyve në momente private.

ÇFARË NDODHI NË HOLLYWOOD?

Sipas rikonstruksionit, paditësi ka deklaruar se në orën 4.15 të mëngjesit i është afruar një burrë i gjatë, biond, i cili e ka pyetur nëse i kishte filmuar miqtë e tij lojtarë të Inter. Pyetjes së tij ai iu përgjigj negativisht. Pavarësisht kësaj, djali më pas u nxorr me forcë nga klubi. Siç raporton për Corriere avokati i tij Stefano Tutino, "duke e gjetur veten në vështirësi të qarta, edhe numerike, klienti ynë nuk ka rezistuar dhe ka vuajtur situatën e sikletshme. I vizionuan fotot e tij personale dhe gjithashtu profilet e tij sociale dhe nuk kanë gjetur asgjë".

Lexo më tejFutbollistët, klubi e tifozët: Inter nga ‘lepur’ në ‘iriq’ kundër sulmeve

Avokati foli edhe për një kërcënim të pretenduar: “E di se çfarë mund të të ndodhë nëse vihesh kundër meje”, i ka thënë njëri nga dy lojtarët. “Nëse do të vërtetoheshin faktet – shpjegoi Tutino – të dy rrezikojnë të hetohen për kërcënime dhe ushtrim arbitrar të të drejtave të tyre. Kjo pasi kanë vepruar me dhunë dhe kanë cënuar privatësinë e klientit tonë”. Ndërkohë, viktimës së dyshuar iu sekuestrua celulari për gjurmë gishtash, si dhe u siguruan edhe regjistrime nga kamerat e lokalit.

Natyrisht, për momentin, nuk bëhen të ditur emrat e asnjë prej dy lojtarëve zikaltër të përfshirë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI