Flash

"Do dëshiroja të drejtoja Liverpool": Reds po mendojnë të përmbushin ëndërrën e Eriksson

Lapsi.al 15 January 2024
"Do dëshiroja të drejtoja Liverpool": Reds po mendojnë
Sven Goran Eriksson më shumë mundësi po luan ndeshjen më të komplikuar të karrierës së tij, atë kundër një tumori tashmë të avancuar që do t'i jepte maksimumi një vit jetë. Trajneri suedez ka drejtuar klube të ndryshme evropiane në karrierë, nga Roma te Sampdoria përmes Lazio, Manchester City dhe kombëtares angleze, por asnjëherë ekipin që ka mbështetur që kur ishte fëmijë: Liverpool. Një ëndërr që mund të mos realizohet kurrë duke pasur parasysh gjendjen e tij fizike, por që ka kthyer në qendër të vëmendjes klubin britanik, që shumë shpejt mund t'ia përmbushë dëshirën. Lexo më tejSven-Goran Eriksson, zbulimi i trishtë: "Kam kancer, më mbetet vetëm një vit jetë" "Babai im është ende gjallë dhe është edhe sot një tifoz i Liverpool. Edhe unë jam, gjithmonë kam qenë. Gjithmonë kam dashur të bëhem trajner i Liverpool. Kjo nuk do të ndodhë me siguri, por unë jam ende një tifoz i tyre". Këto ishin fjalët e Eriksson në një intervistë të dhënë ditët e fundit për Sky Sports UK. Këto fjalë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Reds, të cilët po mendojnë t'i ofrojnë një shans. Eriksson mund të ulet në pankinën e Liverpool gjatë ndeshjes së bamirësisë të planifikuar për në mars me Ajax, apo gjatë disa ndeshjeve të skuadrës së Legends, siç sqaron Mirror.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI