Flash

Benzema e Firmino mbyllin hapësirën për Brojën: Chelsea kërkon sulmues të nivelit të lartë

Lapsi.al 15 January 2024
Benzema e Firmino mbyllin hapësirën për Brojën: Chelsea

Sezoni i Chelsea nuk po shkon tamam siç prisnin klubi dhe tifozët dhe pavarësisht tri fitoreve në tre ndeshjet e fundit të Premier League, klubi fatkeqësisht qëndron në vendin e nëntë në renditje dhe tashmë është jashtë League Cup, i eliminuar nga Middlesbrough. E gjitha kjo përballë investimeve milionere, me lojtarë jofunksionalë që janë pak të dobishëm për kauzën, e që paguhen me shuma marramendëse. Armando Brojën, pavarësisht elozheve të vazhdueshme të teknikut Mauricio Pocchettino, Blues po mendojnë ta nxjerrin në merkato.

Përveç kësaj është edhe emergjenca e dëmtimeve që po kondicionon sezonin e Blues, sidomos në sulm ku Pochettino aktualisht ka shumë pak zgjedhje. Tani që Nicolas Jackson është në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Christopher Nkunku nuk po mundet të rikuperojë plotësisht nga dëmtimi i rëndë i pësuar muaj më parë, klubi është në kërkim të një qendërsulmuesi që mund të japë një kontribut të menjëhershëm. Armando Broja, përtej deklaratave konsideruese të teknikut Pocchettino, nuk duket se bind drejtuesit në Stamford Bridge. E kështu, sytë e drejtuesve janë fokusuar tek dy profile të njohura që militojnë në Arabinë Saudite.

FIRMINO E BENZEMA RIVALËT E BROJËS

Sipas autoritares The Telegraph, vëmendja e Chelsea është e drejtuar nga dy njohje të vjetra të futbollit evropian, të cilët fluturuan në Arabinë Saudite në verën e kaluar. Roberto Firmino 32 vjeç e Karim Benzema 36 vjeç, për arsye të ndryshme, nuk arritën të bëjnë diferencën atje dhe kanë një dëshirë të madhe për t'u rikthyer në Kontinentin e Vjetër.

Lexo më tejVideo/ Broja, bëri hije në fushë për gjysëm ore: Chelsea humbet gjysëmfinalen e vajtjes në Carabao Cup

Braziliani, pas trigolëshit në debutimin e tij me Al-Ahli, nuk e ka gjetur më rrugën e rrjetës që nga fillimi i gushtit. Francezi është totalisht në thyerje me Al-Ittihad, është lënë jashtë skuadrës nga klubi dhe e gjen veten të “bllokuar” në Mauritius. Të dy tashmë janë mërzitur në Arabi dhe do të bënin gjithçka për t'u rikthyer në futbollin elitar. Chelsea është gati t'i mirëpresë, të paktën njërin prej tyre.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI