Flash

Atalanta e Gjimshitit është një spektakël: 5-0 ndaj Frosinone dhe Gasperini sheh zonën Champions

Lapsi.al 15 January 2024
Atalanta e Gjimshitit është një spektakël: 5-0 ndaj
Në javën e 20 të Serie A, Atalanta dhuron spektakël dhe mposht Frosinone 5-0 në stadiumin Gewiss. Bergamaskët i bënë gjërat të qarta që në fillim, duke shënuar tre gola në 14 minutat e para. Sfidën e zhbllokoi Koopmeiners në minutën e 8' me penallti. Më pas Ederson dhe De Ketelaere, mes minutave 13 dhe 14, e mbyllën lojën. Në minutën e 83' dhe të 90', erdhën edhe golat e Zappacosta dhe Holm për ti dhënë përmasa fitores. Me këtë sukses, Gasperini arrin Lazion me 33 pikë, -1 nga Fiorentina e vendit të katërt. Lexo më tejVideo/ Milan i tërbuar për penalltinë e Atalantës, Leao: "E pabesueshme" Atalanta kishte shumë diferencë për një Frosinone të turpshme në impaktin e tyre në një ndeshje që, pas 4 humbjeve radhazi, duhej të luanin me thikë mes dhëmbëve. Zikaltrit fituan me rezultat të thellë, duke e mbyllur ndeshjen pas një çerek ore. Koopmeiners, Ederson, De Ketelaere e bënë shumë të thjeshtë pjesën tjetër të lojës, që u vendos nga dy goditje të tjera në fund me firmën e Zappacosta dhe Holm. Një 5-0 që vlen për vendin e pestë, një pikë pas Fiorentinës, ndërsa Frosinone mbetet +2 nga zona e sigurisë dhe duhet të gjejë rrugën e duhur shpejt.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI