Pas shkarkimit të José Mourinho, tashmë është zgjedhur një zëvendësues te Roma. Trajneri i ri i verdhekuqve është Daniele De Rossi, i zyrtarizuar nga vetë klubi: “AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Daniele De Rossi është emëruar si Përgjegjësi teknik i ekipit të parë deri më 30 qershor 2024”.
Pas 18 sezonesh si lojtar, De Rossi i shkon përballë fatit të tij dhe merr detyrën e trajnerit të ekipit të tij të preferuar. “Do të doja të falënderoja familjen Friedkin që më besoi përgjegjësinë e udhëheqjes teknike të Romës. Nga ana ime nuk njoh rrugë tjetër përveç asaj të aplikimit, sakrificës së përditshme dhe nevojës për të dhënë gjithçka që kam brenda për të përballuar sfidat që na presin nga tani deri në fund të sezonit", deklaroi De Rossi në faqen zyrtare të Romës.
Lexo më tej: "Mourinho i pambrojtshëm, shpenzoi 900 milionë për asgjë": sulm frontal i Criscitiello ndaj Special One
"Emocioni i të qenit në gjendje të ulem në stolin tonë është i papërshkrueshëm, të gjithë e dinë se çfarë është Roma për mua. Por puna që na pret të gjithëve është e madhe që tani. Nuk kemi kohë, as zgjidhje. Të jemi konkurrues, të luftojmë për qëllimet tona dhe të përpiqemi për t'i arritur ato janë të vetmet prioritete që stafi im dhe unë i kemi vënë vetes."
NJOFTIMI I ROMËS
“AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Daniele De Rossi është emëruar si Përgjegjësi i ri teknik i ekipit të parë deri më 30 qershor 2024. Pas 18 vitesh si lojtar verdhekuq, De Rossi do të kthehet në rolin e trajnerit dhe do të bëjë debutimin e tij në pankinën tonë në ndeshjen e kampionatit ndaj Veronës pasditen e së shtunës në Olimpico”.
MOU PËRSHËNDET TIFOZËT: "FALEMINDERIT"
“Faleminderit për këto dy vite”. I mallëngjyer José Mourinho në momentin e largimit nga Trigoria me makinën e tij. Trajneri i shkarkuar mëngjesin e sotëm nga Roma, ka përshëndetur fillimisht lojtarët dhe më pas punonjësit në qendrën sportive. Në dalje portugezi gjeti rreth pesëdhjetë tifozë të cilët i kërkuan një foto të fundit dhe e falënderuan për triumfin në Conference League në Tiranë.