Flash

Video/ "Tirana është përgjithmonë": tifozët e Romës e bëjnë Jose Mourinho të qajë

Lapsi.al 16 January 2024
Video/ "Tirana është përgjithmonë": tifozët e
"Faleminderit trajner, ju duam shumë. Tirana është përgjithmonë". Këto janë mesazhet dhe fjalët e disa tifozëve verdhekuq që kanë bërë Jose Mourinho të përlotej në daljen nga Trigoria. Verdhekuqtë nuk e harrojnë trofeun e Conference League të fituar në kryeqytetin tonë dhe sapo kishin marrë lajmin për shkarkimin e Mourinho, kishin dalë për ta përshëndetur. Special One, dukshëm i emocionuar, arriti vetëm të përgjigjej: “Faleminderit djema”. Pas rreth dy vitesh e gjysmë, aventura e portugezit Mourinho në pankinën e Romës mori fund. Dy finale europiane (Conference League dhe Europa League), një trofe i fituar (Conference në Tiranë) dhe një entuziazëm të madh të rikthyer në ambjentin verdhekuq. Romanët në fakt janë të ndarë. Nga njëra anë janë mbështetësit e shkarkimit të Special One, për shkak të një paraqitjeje të papranueshme të skuadrës. Nga ana tjetër janë mbështetësit e Mourinho, që identifikojnë te lojtarët dhe klubi përgjegjësit kryesor për periudhën negative. Friedkins, ndërkohë që bënin zyrtare ardhjen e teknikut të ri De Rossi anuluan stërvitjen. Pa trajner dhe staf teknik (ende), lojtarët e Romës u lanë pushim në mëngjes, ndërsa stërvitjet e planifikuara për këto orë u shtynë për pasdite. Lexo më tej"Mourinho i pambrojtshëm, shpenzoi 900 milionë për asgjë": sulm frontal i Criscitiello ndaj Special One Në Trigoria në fakt u përjetua një situatë surreale. Fushat sportive ishin bosh, me gjithë vëmendjen të mbledhur te portat. Furgona të ndryshëm policie u vendosën në hyrje të qendrës sportive dhe mediat me kamera në supe ishin gati për të kapur çdo lëvizje brenda.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI