Flash

Thuram, asist për Lautaron edhe në aeroport: rikuperoi valixhen e harruar në nisjen për Riad

Lapsi.al 16 January 2024
Thuram, asist për Lautaron edhe në aeroport: rikuperoi valixhen e
Misioni i Superkupës së Italisë ka nisur zyrtarisht edhe për Inter, e fundit nga katër skuadrat italiane që u nis për në Riad. Mbërritja e zikaltërve sidoqoftë pritet pas orës 22 me orën lokale. Thuram-Lautaro lanë gjurmën e tyre, ashtu si në fushë, edhe në aeroport. Në fakt, ndodhi një skenë e vogël dhe e bukur. Lautaro Martinez zbriti nga autobusi për tu drejtuar, me duart në xhepa, drejt terminalit. Argjentinasi nuk u kujtua aspak të merrte valixhen e tij nga bagazhi i makinës. Shoferi e vuri re, mesazhi i mbërriti te Marcus Thuram, i fundit nga lojtarët që zbriti nga autobusi. Francezi "mori në ngarkim" valixhen e shokut të skuadrës dhe ia dorëzoi para se të hipnin në avion. Në mënyrën e tij, edhe ky ishte një asist për goleadorin zikaltër. Grupi zikaltër do të qëndrojë në të njëjtin hotel si në vitin 2023, me stërvitjen e parë pasdite të së mërkurës. Një transfertë delikate për shumë arsye, duke nisur nga situata klimatike, padyshim shumë ndryshe nga ajo që la pas Inter. Vitin e kaluar grupi zikaltër u stërvit në “Prince Faisal Stadium”, në stadiumin e Al Ittihad të Benzema dhe Al Ahli të Kessie. Këtë herë është zgjedhur “Prince Turki bin Abdul Aziz Stadium” ku luan Al Riyadh. I njëjti program pune të enjten, me stërvitje pasdite të paraprirë nga konferenca për shtyp e teknikut Inzaghi në mëngjes. Të premten në mëngjes, më në fund, rifinitura dhe në mbrëmje, në orën 20:00, gjysmëfinalja ndaj Lazio. Pjesa tjetër, padyshim, është në varësi të rezultatit të ndeshjes: finalja e mundshme është caktuar të hënën më 23 janar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI