Flash

Juventus, plani i parakalimit është afër realizimit e Vlahovic tremb Inter

Lapsi.al 17 January 2024
Juventus, plani i parakalimit është afër realizimit e Vlahovic

Në bilbilin e fundit të Juventus-Sassuolo nisi zyrtarisht operacioni i parakalimit në krye të renditjes. Suksesi i qartë ndaj skuadrës së Dionisi i lejoi bardhezinjtë të rikthehen -2 pas Inter. E të dielën në mbrëmje në Lecce, për shkak të shtyrjes së ndeshjes së zikaltërve (të përfshirë në Superkupën e Italisë), do të kenë mundësinë të marrin kryesimin në renditjen e Serie A, ndonëse me një ndeshje më shumë se rivalët e tyre. Një ndryshim në krye që mund të zgjasë të paktën deri më 4 shkurt, kur në San Siro të luhet derbi i shumëpritur italian. Ky ishte dhe është pikërisht objektivi i Juventus: të dalë përpara dhe të përpiqet të ushtrojë një presion të mëtejshëm mbi të besuarit e teknikut Inzaghi.

PLANI I PARAKALIMIT

Me salentinët e Empolin kundërshtarë të ardhshëm, gjashtë pikët janë brenda mundësive të Zonjës. Sidomos nëse ajo vazhdon të tregojë ato përmirësime në individë dhe në lojë, të cilat janë evidentuar gjithnjë e më shumë që nga ardhja e vitit të ri. Duke filluar nga Dusan Vlahovic. Autor i një dygolëshi, serbi duket se ka dalë nga ai tunel i mediokritetit në të cilin kishte rrëshqitur. Jo vetëm që ka filluar të shënojë sërish vazhdimisht, por duket se ka gjetur atë qetësi që e lejon të jetë i rëndësishëm për ekipin në çdo situatë. Qendrimi në pankinë, edhe pse për një kohë shumë të shkurtër, i bëri mire. E tani që problemet fizike nuk po e mundojnë më, ai ka marrë për dore sulmin e Juventus. Tani i takon Chiesa të bëjë një hap të vogël përpara për të përfunduar një dyshe potencialisht vdekjeprurëse.

Lexo më tejVideo/ Super Vlahovic dhe Chiesa: Sassuolo pa shanse në Torino, Allegri -2 nga kreu

Duke thënë se mesfusha ka bërë punën e saj që në fillim të sezonit, edhe faza e mbrojtjes, marka e 3-5-2 e teknikut Max, është bërë sërish e padepërtueshme ose pothuajse e padepërtueshme. Tre gola të pësuar në gjashtë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, zero në dy më të fundit. Nuk jemi ende në shifra rekord, por Allegri, i cili kishte kërkuar të bëhej sërish i padepërtueshëm pas disa gafave, mund të jetë i kënaqur.

Nëse këto të dhëna do të mjaftojnë për të trembur Inter, është e vështirë të thuhet, por ndërkohë duhet respektuar marshimi në krye të renditjes. Edhe nja dy përpjekje dhe më pas do të jetë sfida e së vërtetës në “Meazza”. Ajo që mund të ndryshojë vërtet garën për kampionatin.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI