Flash

Video/ “O Zot çfarë xhup mu*i”: Vlahovic shpërthen në të qeshura kur pa veshjen e mbrojtësit Gatti

Lapsi.al 17 January 2024
Video/ “O Zot çfarë xhup mu*i”: Vlahovic shpërthen
Dalja nga fusha, duartrokitjet e tifozëve e përplasja e duarve e shkëmbyer me shokët e tij në pankinë. Por jo vetëm kaq. Dusan Vlahovic, autor i një dygolëshi brilant në ndeshjen e fituar nga Juventus ndaj Sassuolo (3-0), i shtoi një detaj tjetër ritualit klasik pas zëvendësimit. Pikërisht teksa shtrëngonte duart me lojtarët bardhezi, sytë e qendërsulmuesit serb panë veshjen e mbrojtësit Gatti, i skualifikuar dhe i pranishëm në tribunë me rroba civile. Reagimi i goleadorit ishte spontan: “Zoti im, çfarë xhup mu*i”. Lexo më tejJuventus, plani i parakalimit është afër realizimit e Vlahovic tremb Inter Ishte mbrëmja e Vlahovic, i cili i çoi në delir tifozët në Stadium me një dygolësh të veçantë. Një konkluzion nga jashtë zonës që mundi portierin Consigli dhe një goditje dënimi e përsosur për golin e dytë. Pas këtij realizimi, siç raportoi TuttoSport, shumë lojtarë bardhezinj mbetën të shastisur. Yildiz futi duart në flokë dhe mbeti pa fjalë, Ëeah kishte të njëjtin reagim, ndërsa Nonge dhe Milik shfaqën një shprehje mosbesuese.

VLAHOVIC E BATUTA PËR XHUPIN E MBROJTËSIT GATTI

Por në momentin e zëvendësimit, në minutën e 82’, ishte Vlahovic ai që i befasoi shokët e skuadrës me një reagim të veçantë. Pasi ishte në pankinë, teksa shkëmbente ritualin klasik “të pesëshes”, sulmuesi serb vuri re dhe përshëndeti edhe mbrojtësin Federico Gatti. Ai ishte me rroba civile, duke qenë i skualifikuar. Shprehja e Dusan, e përsëritur nja dy herë, ishte shumë e qartë: “O Zoti ime, çfarë xhupi mu*i”. E gjitha mes të qeshurave të të pranishmëve.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI