Flash

Video/ E nënta në botë në Flachau, Lara Colturi bën historinë e skive shqiptare: shikoni zbritjen rekord

Lapsi.al 17 January 2024
Video/ E nënta në botë në Flachau, Lara Colturi bën

Një ecuri prej fenomeni. Lara Colturi, në garat e kampionatit botëror, ku konkurron në Slalom dhe Slalom Gjigant, ka fluturuar nga vendi i 60 brenda 30 më të mirëve të botës. Një arritje që impresionoi të gjithë specialistët pas dy garave në Austri, pavarësisht vështirësive për faktin se në garën e parë të Slalom u nis e 60-a dhe e gjeti pistën të rrënuar.

Një vend i 25 në zbritjen e parë dhe pastaj me ndryshimin e pozicioneve (garonin vetëm 30 të parët për herë të dytë) ku i pari nisej i fundit, 17 vjeçarja ka shënuar kohën më të mirë. E para në zbritjen e dytë për një vend të 9 në total të jashtzakonshme e përtej çdo pritshmërie. "Jam super e kënaqur me këtë mbrëmje. Jam shumë e kënaqur me zbritjen e dytë dhe që e mbylla gjithçka mirë. E lumtur që gjeta ndjesinë e duhur për garën. Në zbritjen e parë shtyva sa munda, edhe pse duke u nisur e 60-ta, nuk është aspak e lehtë, por dhashë maksimumin. Në të dytën u nisa më mirë dhe u mundova të përfitoj sa më tepër dhe erdhi dhe koha që dëshiroja".

Skiatorja kuqezi, Lara Colturi, 17-vjeçarja italiane që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer. Me pistën tani në gjendje të mirë, Colturi zbriti dishezën e Slalomit në 56 sekonda e 4 të qindtat, duke marrë kështu vendin e parë në këtë zbritje. Ky rezultat ka bërë që në përfundim të dy zbritjeve, ajo të renditet në vendin e 9-të, një arritje kjo historike për 17-vjeçaren premtuese, që ngjitet kështu në 10-shen e parë të botës.

[video width="480" height="270" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/Lara-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI