Flash

Megi Doçi firmos me Galatasaray, turqit binden nga 88 golat në një sezon: "Dua Champions"

Lapsi.al 17 January 2024
Megi Doçi firmos me Galatasaray, turqit binden nga 88 golat në

Nga Shkodra në Stamboll e nga Vllaznia te Galatasaray. Megi Doçi bën transferimin më të bujshëm në historinë e futbollit të femrave në Shqipëri. 27 vjeçarja është prezantuar si blerja më e re e Galatasaray, duke u akorduar për 6 muaj. Zyrtarizimin e ka bërë vetë klubi turk: “Klubi ynë ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit me lojtaren e lindur në vitin 1996. Lojtarja jonë, e cila është përzgjedhur shumë herë si futbollistja më e mirë e vitit në vendin e saj, Shqipëri, ka fituar edhe çmimin Këpuca e Artë, që i jepet golashënuesit më të mirë të vitit në Shqipëri, me 88 gola të shënuar në Sezoni 2019-20”.

Megi Doçi, kapitene dhe golashënuesja më e mirë e Kombëtares kuqezi është një fituese, duke fituar 11 tituj kampion dhe 10 Kupa të Shqipërisë. Galatasaray ka mundur të admirojë aftësitë e sulmueses edhe në Champions. Shkodrania, në 39 ndeshje ka fiksuar 10 gola dhe 4 asist. Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Kompleksin Sportiv Ali Sami Yen RAMS Park me pjesëmarrjen e anëtarit të bordit të Klubit Sportiv Gallatasaraji, Emir Aral.

DEKLARATAT PAS FIRMËS MBI KONTRATË

“Së pari, jam shumë e lumtur që jam këtu - tha Megi Doçi gjatë prezantimit -. Është një nder për mua të vij në një komunitet të madh si Galatasaray. Kam luajtur më parë në Champions League. Dua të bëhem kampione me klubin dhe të shkoj në Champions League”.

Anëtari i bordit Emir Aral tha: “Me ekipin tonë të femrave, ne ndajmë vendin e parë me kundërshtarin tonë, ashtu si ekipi ynë i meshkujve. Ka përfunduar pjesa e parë e ligës. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit nuk do të ketë play-off. Skuadra që përfundon ligën në krye me pikët më shumë do të jetë kampione. Sigurisht, synimi ynë është të fitojmë kampionatin në futbollin e femrave. Ne kishim vështirësi për të shënuar gola në fazën e parë. Ne nënshkruam kontratën sot. Ajo ka përvojë të mëparshme në Champions League. Ka luajtur për vite në Kombëtaren Shqiptare dhe është golashënuesja më e mirë. Ne planifikojmë të jemi më efektivë me të te golit. I urojmë fat. Shpresoj se do të na bëjë të lumtur me golat e saj”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI