Flash

Zbulohet jeta e dyfishtë e Kyle Walker: kishte dy familje paralele

Lapsi.al 18 January 2024
Zbulohet jeta e dyfishtë e Kyle Walker: kishte dy familje paralele

Skandali Kyle Walker ka pushtuar faqet e gazetave sportive angleze. Deklaratat e modeles Lauryn Goodman për The Sun kanë ndezur një stuhi të vërtetë rreth mbrojtësit të kombëtares angleze dhe Manchester Cityt. Walker akuzohet se prej vitesh ka bërë një jetë të dyfishtë mes bashkëshortes së tij Annie Kilner, nënë e tre fëmijëve të tij dhe në pritje të të katërtit (ajo është aktualisht në muajin e gjashtë të shtatzënisë) nga e cila u nda së fundi dhe një gruaje tjetër, me të cilën ka ndërtuar dhe mbajtur për një kohë të gjatë atë që është një familje e dytë e vërtetë.

DY FAMILJE NË TË NJËJTËN KOHË

Ajo që zbuloi gjithçka ishte vetë Goodman: "I thashë Kyle se duhej t'i tregonte gjithçka Annie. Se ai është babai i vajzës sonë, sepse ne duhet ta fillonim të lirë vitin 2024. Nëse të gjithë e dinë se si është situata, atëherë do të munden të marrin vendime si të rritur. Nuk doja t'i shkaktoja më shumë dëme Annie, as të bëhesha një ndyrësirë, por duhej të isha unë ajo që duhet ta bënte sepse Kyle ishte shumë i dobët për t'i thënë asaj. Annie duhej të dinte të gjithë të vërtetën përpara se historia të bëhej e ditur publikisht”.

SI E MËSOI TË VËRTETËN KILNER?

Kështu, ndërsa Walker ishte i impenjuar ndaj Everton në Boxing Day, Lauryn dyshohet se telefonoi gruan e lojtarit: "Ajo vazhdoi të kërkonte prova, kështu që unë i tregova testin e ADN-së. Nuk doja që ata të ndaheshin apo të vuanin, por ishte një situatë që duhej të dilte në dritë. Për hir të të gjithëve", shtoi modelja, e cila gjithashtu zbuloi se "nuk isha sekret për shokët e tij në Angli: ata vinin te telefoni kur më thërriste në FaceTime".

Pas 12 vjetësh së bashku e me një djalë që pritet të lindë së shpejti, Annie Kilner kërkoi menjëherë divorcin.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI