Flash

VAR do të implementohet edhe në Kategorinë e Parë: arbitrat nuk do jenë më kaq ‘vetëvendosës’

Lapsi.al 18 January 2024
VAR do të implementohet edhe në Kategorinë e Parë: arbitrat

Edhe me VAR ka polemika, por sidoqoftë me teknologjinë pas shpinës së arbitrave drejtësia edhe vendoset në vend. Kategoria Superiore e ka tashmë sistemin VAR në të gjithë ndeshjet e saj, ndërsa arbitrat kanë qenë të plotfuqishëm në nivelet e tjera të futbollit në vend. Deri tani, sepse Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se së shpejti do të nisë implementimin e sistemit VAR edhe për disa nga ndeshjet e Kategorisë së Parë.

Përfshirja e sistemit VAR edhe në ndeshjet e kësaj kategorie ka qenë një objektiv i hershëm i FSHF-së. Ky sistem përdoret në kampionatin elitar kombëtar që prej sezonit 2021-2022. E tashmë përdoret rregullisht prej tre sezonesh edhe në Kupën e Shqipërisë, duke filluar që nga faza çerekfinale e deri në finalen e madhe.

Lexo më tejEvolucion në futbollin shqiptar, ndryshon edhe Kategoria e Parë: ja si do të jepen verdiktet

FSHF është duke bërë përgatitjet e fundit që përfshirja e sistemit VAR të nisë menjëherë në pjesën e dytë të sezonit për disa ndeshje të Kategorinë e Parë. Një lëvizje e tillë do të japë më shumë besueshmëri në një kampionat ku polemikat javë të vazhdueshme, me akuza për arbitrime të njëanshme. E tani për t'i zbutur gjërat erdhi sistemi Video Assistent Referee.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI