Flash

“Këpucët nuk e vrasin më”: kthehet Keko, Shehi duhet të ndryshojë përsëri mbrojtjen

Lapsi.al 18 January 2024
“Këpucët nuk e vrasin më”: kthehet Keko, Shehi duhet
Shumë mungesa, por fatmirësisht për Orges Shehin, organika e Partizanit i lejon të ketë gjithnjë zgjidhje. Pas debutimit me fitore kundër Teutës, tekniku i të kuqve është i detyruar të bëjë sërisht ndryshime në formacion: shkak skualifikimi i Sembene, titullar kundër durrsakëve dhe kthimi i sulmuesit Albers Keko, që ishte i padisponueshëm në ndeshjen e parë të vitit me teknikun e ri. Keko mund ta bëjë 46 vjecarin të plotësojë tridhëmbëshin e tij me Carën e Mensah, që duket akoma i avantazhuar ndaj Skukës, për të cilin preparatorët dhe tekniku duan të bëjnë kujdes për kohët e implementimit në fushë. Sidoqoftë, të dy ata janë qendërsulmuesit e vetëm, bashkë me të riun Birçaj, sepse Mba e Bintsouka janë ende duke u marrë me rikuperimin e problemeve fizike. Lexo më tejKaina Nunes zgjedh vendin e 10 në ligën e dytë koreane para Tiranës: Ahmataj mbetet me rezerva adoleshentë Problemi i vërtetë kundër Laçit është prapavija, ku me Bytyçin jashtë, Sota duhet të ndryshojë përsëri koleg në qendër. Me shumë mundësi Janjeva do të preferohet, me Prekën që pritet të jetë në pankinë. Në mesin e fushës, aty ku është mëse i mbuluar, Shehi do të rigjejë Adnard Mehmetin, që ka përfunduar pezullimin për katër kartonët e verdhë. Me merkaton që është në stand-by në pritje që një winger të mbërrijë apo edhe të ndonjë transferimi të ndonjë prej qendërsulmuesve, Shehi po i kushton vëmendje përshtatjes së lojtarëve me mënyrën e tij të punës, edhe pse impakti në debutim u duk të ishte i kënaqëshëm në këtë aspekt.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI