Flash

Video/ Marketing, Bayern po e shfrytëzon si duhet: numra të çmendur për fanellën e Kane

Lapsi.al 18 January 2024
Video/ Marketing, Bayern po e shfrytëzon si duhet: numra të
Verën e kaluar shumë ishin skeptikë për ndikimin që Harry Kane do të kishte larg Anglisë së tij dhe në një kampionat si Bundesliga. E pra, pas rreth gjashtë muajsh, shifrat flasin shumë qartë: 23 paraqitje, 26 gola dhe 8 asiste në të gjitha garat për qendërsulmuesin anglez që nga ardhja e tij te Bayern Munich. Numra të pabesueshëm, si dhe ato që lidhen me emrin e tij, dhe në veçanti me fanellën e tij, Numri 9 është më i shituri në dyqanet e klubit bavarez.

SHIFRA REKORD PËR SHITJEN E FANELLËS

Fanella e kapitenit të kombëtares angleze Kane po shitet në mënyrë të frikshme dhe është më e kërkuara nga tifozët. Ata bavarezë tashmë e kanë zgjedhur anglezin si idhullin e tyre të ri. Bëhet fjalë për shifra rekord për historinë e klubit gjerman. Në fakt, tashmë janë shitur 100 mijë fanella, secila prej të cilave ka një çmim mesatar prej 100 eurosh. Praktikisht, 10 milionë euro të ardhura (padyshim bruto) vetëm nga shitja e fanellës me numrin 9. Lexo më tej: Fëmija e Harry Kane do të lindë në Gjermani: në Angli nis lufta për djalin e sulmuesit E nuk mbaron me kaq, sepse departamenti i marketimit të Bayern pret të shesë të paktën dyfishin e fanellave të qendërsulmuesit, duke arritur kështu në 200,000 copë. Një xhiro biznesi e ekzagjeruar, që tregon nga njëra anë pasionin e tifozëve bavarez për klubin dhe nga ana tjetër aftësinë e madhe të stafit të marketingut. Në këtë aspekt, pa asnjë përjashtim, klubet shqiptare janë vite dritë prapa.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Bundesliga (@bundesliga)

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI