Flash

Amnesty denoncon Superkupën në Arabi: imazh i turpshëm ndërkombëtar i Lega Serie A

Lapsi.al 19 January 2024
Amnesty denoncon Superkupën në Arabi: imazh i turpshëm
Amnesty International ka denoncuar publikisht vendimin e Lega Serie A për të organizuar Superkupën e Italisë në Arabinë Saudite, një vend që minon liritë individuale dhe të drejtat e njerëzve. Ditën e djeshme, në fakt, në Arabinë Saudite ka nisur Superkupa e Italisë në formatin Final Four. Ndeshja e parë, mes Napolit dhe Fiorentinës, përfundoi 3-0 për skuadrën e teknikut Mazzarri përballë një publiku të pakët dhe të painteresuar. Organizata humanitare Amnesty International ka shfrytëzuar rastin për të denoncuar edhe një herë faktin se Lega Serie A ka vendosur të organizojë eventin në Riad, në një vend që në mënyrë famëkeqe shtyp liritë dhe të drejtat e njerëzve që jetojnë atje. Amnesty më pas thekson se si Superkupa është një mundësi për sauditët që të bëjnë 'greenwashing' e publicitet fals.

IMAZH I SHËMTUAR I FUTBOLLIT ITALIAN

Të njëjtat akuza padyshim janë bërë edhe ndaj La Liga, duke qenë se edhe Superkupa e Spanjës është luajtur në Arabi. Por dallimi mes ndeshjeve spanjolle dhe italiane është në tribuna. Kishte pak më shumë se 9000 spektatorë që shikonin Napoli-Fiorentina, të mërzitur dhe ndoshta të paguar për të qenë prezent. Një figurë e shëmtuar për futbollin italian, që dëshmon për të gjithë mungesën e tërheqjes së skuadrave të tyre jashtë vendit. Kuptohen arsyet (ose më saktë paratë) për të cilën është bërë kjo, por kur çdo tifoz ka shprehur pakënaqësinë, rrjedhimisht edhe mungesën e tyre, të vjen e natyrshme pyetja nëse nuk ia vlente realisht që ndeshjet të bëheshin në Itali. Por për të cituar fjalët e Curva Fiesole: "Nuk është një pozicionim, por thjesht një ndjesi arsyeje".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI