Flash

De Rossi paguhet 20 herë më pak se Mourinho: trajneri i ri i Romës është më ‘i varfëri’ i Serie A

Lapsi.al 19 January 2024
De Rossi paguhet 20 herë më pak se Mourinho: trajneri i ri i

Pas shkarkimit të papritur të José Mourinho, pankinën e Romës e mori Daniele De Rossi, deri në fund të sezonit. Një mundësi e rëndësishme për trajnerin nga Ostia që nënshkroi kontratën bosh, pa negociuar as për rrogën, që është më të ulëta në Serie A. Një zgjedhje karriere sigurisht, por edhe dashurie, për atë fanellë që ndihet e qepur si një lëkurë e dytë.

SA FITON DE ROSSI TE ROMA?

Kur ishte kapiten i ekipit, De Rossi kishte ndër pagat më të larta në skuadër. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe si trajner ai merr pagën më të ulët në Serie A. 350 mijë euro neto deri në korrik, praktikisht më pak se D'Aversa te Lecce dhe Gilardino te Genova që marrin 500 mijë euro neto. Një pagë e ulët edhe për Serie B, megjithëse vlen të theksohet se është një kontratë gjashtëmujore. Megjithatë, duke e krahasuar atë me atë të paraardhësit të tij José Mourinho, shifrat janë të pamëshirshme. Portugezi kishte pagën më të lartë neto në Serie A së bashku me Max Allegri prej 7 milionë eurosh.

Lexo më tejVideo/ De Rossi në dhomat e zhveshjes në Trigoria, habitet nga Lukaku: "Po gjithnjë kaq i madh ke qenë?"

Me llogari në dorë, De Rossi fiton 20 herë më pak se Special One. Natyrisht, karriera dhe palmaresi i tij janë të ndryshëm, por është ende mbresëlënëse të shihet mospërputhja mes të dy pagave. Ajo e ish-kapitenit verdhekuq ishte padyshim një zgjedhje e përzemërt me një motivim të vogël. Klubi do t'i japë 1 milion euro nëse arrin të kualifikohet në Champions League. E pastaj? E ardhmja mbetet ende për t'u shkruar, por klubi ka në mendje një trajner elitar për sezonin e ardhshëm, DDR do të ketë detyrën t’i ndryshojë mendjen.

K??????kimi i pagave të trajnerëve të ????? ? (neto):

1. Juventus – Massimiliano Allegri – 7 milionë

2. Roma – José Mourinho – 7 mln | Daniele De Rossi – 0.35 mln

3. Inter – Simone Inzaghi – 5,5 mln

4. Milan – Stefano Pioli – 4 mln

5. Atalanta – Gianpiero Gasperini – 3 mln

6. Lazio – Maurizio Sarri – 3 mln

7. Napoli – Rudi Garcia – 3 mln | Walter Mazzarri – 1 mln (përfshirë bonus)

8. Bologna – Thiago Motta – 2 mln

9. Torino – Ivan Juric – 2 mln

10. Fiorentina – Vincenzo Italiano – 1,7 mln

11. Cagliari – Claudio Ranieri – 1,5 mln

12. Salernitana – Paulo Sousa – 1,2 mln | Filippo Inzaghi – 0,55mln

13. Hellas Verona – Marco Baroni – 1 mln

14. Monza – Raffaele – Palladino – 1 mln

15. Sassuolo – Alessio Dionisi – 1 mln

16. Frosinone – Eusebio Di Francesco – 0,75 mln

17. Udinese – Andrea Sottil – 0,75 mln | Gabriele Cioffi 0.7 mln

18. Empoli – Paolo Zanetti – 0,6 mln | Aurelio Andreazzoli 0,5 mln | Davide Nicola akoma i padisponueshëm

19. Genoa – Alberto Gilardino – 0,5 mln

20. Lecce – Roberto D’Aversa – 0,5 mln

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI