Flash

Video/ Nica pendohet që u kthye: Egnatia e shpartallon keq 1-4, debuton me gol Montenegro

Lapsi.al 19 January 2024
Video/ Nica pendohet që u kthye: Egnatia e shpartallon keq 1-4, debuton me

Egnatia shkatërron 1-4 Kukësin në Kukës Arena, duke e bërë teknikun Stavri Nica të pendohet që u kthye në pankinë, pasi dha dorëheqjen. Asgjë për të bërë kundër kryesuesve të kampionatit, që e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë me lehtësinë më të madhe. Malota, Fernando e Gjata vunë në kasafortë rezultatin, ndërsa shpresat e vakta nga goli i Rashitit u mbytën nga goli në debutim i kostarikanit Montenegro.

U PREZANTUA PARA NDESHJES, U ZËVENDËSUA PAS 37 MINUTASH

Nica futi në fushë edhe moldavin Nikolai Solodovnikov që e prezantoi vetëm 30 minuta para ndeshjes. Kukësi që u pa në fushë ishte ai më i dobëti dhe Nica vetë ishte në kaos duke e larguar moldavin nga fusha pas 37 minutash. Tetova zbriti në fushë me Ibrahimoglu e Gjatën, të ardhurit në janar, nga minuta e parë. Pankinë ndërkohë për sulmuesin nga Kosta Rika Jurguens Montenegro. Por në Kukës nuk ishte nevojë për peshat e rënda, sepse rrogozhinasit e zgjidhën shpejt.

Në minutën e 12′ pas një harkimi nga goditja e këndit, Malota përfitoi në zonë duke shënuar golin e avantazhit. Një goditje që e shastisi skuadrën e Nicës që në harkun e katër minutave mes të 30’ e 34’ pësoi edhe dy të tjerë. Fernando shënoi nga pika e bardhë e penalties, ndërsa Gjata shfrytëzoi asistin perfekt të Ndrecës.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/Gjata.mp4"][/video]

MONTENEGRO, GOL NË DEBUTIM

Në pjesën e dytë, Egnatia administroi pa dashur ta zgjerojë rezultatin. Kukësi vuajti shumë për të krijuar e megjithatë 10 minuta nga fundi pa një shpresë të vakët, kur Rashiti shfrytëzoi një gabim të rrogozhinasve dhe ngushtoi rezultatin. Një motivim që kuksianët e patën vetëm 9 minuta, sepse Montenegro, i futur në fushë në minutën e 71’, vulosi pokerin. Goli i parë në ndeshjen e parë me Egnatian për kostarikanin Montenegro, që është gati të marrë hapësirën e tij. Egnatia ngjitet në 43 pikë dhe vë në sprovë Partizanin që e ndjek, ndërsa Kukësi rrezikon të zbresë i fundit nëse Teuta fiton me Tiranën.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/MONTE.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI