Flash

Mancini fitoi debutimin me Arabinë Saudita, Al-Qahtani e bën ‘leckë’: "Burracak, frikacak e gënjeshtar"

Lapsi.al 19 January 2024
Mancini fitoi debutimin me Arabinë Saudita, Al-Qahtani e bën

Roberto Mancini është tashmë nën akuzë. Teknikut të kombëtares të Arabisë Saudite nuk i ka mjaftuar fitorja me përmbysje e arritur në minutën e 99’ në debutimin e tij në Kupën e Azisë kundër Omanit. Ish-trajneri i Italisë u kritikua ashpër nga Yasser Al-Qahtani, flamuri dhe ikona e futbollit saudit. Ai ka më shumë se 100 paraqitje dhe mbi 40 gola me kombëtaren saudite. Al-Qahtani e cilësoi teknikut si “frikacak, burracak dhe mosrespektues”.

Stuhia u ndez pas vendimit të teknikut Mancini për të përjashtuar tre lojtarë: Al-Faraj, Al-Aqidi dhe Al-Ghannam. Tre futbollistët ishin fajtorë se kishin kërkuar të ishin titullarë. Trajneri, në prag të debutimit në Kupën e Azisë, kishte bërë të ditur: “Unë jam trajneri dhe ai që merr vendimet. I pyetëm dy-tri herë nëse dëshironin të luanin për kombëtaren dhe përgjigja ishte jo. Janë ata që vendosën të mos luajnë më, jo unë. Është hera e parë që kam një përvojë të tillë... Por ne gjetëm lojtarë të tjerë për të luajtur".

AL-QAHTANI: "MANCINI ËSHTË NJË GËNJESHTAR E PARESPEKTUESHËM"

Fjalët e italianit e tërbuan Yasser Al-Qahtani, i cili në një intervistë për Bein Sports, kritikoi ashpër trajnerin: "Nuk kam takuar kurrë një person më frikacak se ai. Ai nuk e meriton të drejtojë këtë ekip. Ai është një burracak, i parespektueshëm. Ai i braktisi lojtarët që i shërbejnë futbollit saudit. Pse flet për ata tre para ndeshjes kundër Omanit kur takimi me ta ishte një muaj e gjysmë më parë? Ai është një gënjeshtar. Ai thotë se i ka pyetur lojtarët nëse ishin të lumtur të uleshin në stol, është normale që përgjigjja të ishte 'jo'”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI