Flash

Shuhet në moshën 29 vjeçare Shawn Barber: kampioni i botës në vitin 2015 kishte probleme të mëdha

Lapsi.al 19 January 2024
Shuhet në moshën 29 vjeçare Shawn Barber: kampioni i botës
Kanadezi Shawn Barber, ish-kampioni i botës në kërcim me shkop, ëhstë ndarë nga jeta në moshën 29-vjeçare në shtëpinë e tij në Teksas. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i ish-atletit. Në moshën 21 vjeçare, Shawn Barber fitoi titullin kampion bote në vitin 2015 në Pekin, duke kaluar 5.90 metra. Në të njëjtin vit ai fitoi kurorën tjetër të madhe ndërkombëtare në Lojërat Pan Amerikane në Toronto. Përmes një mesazhi në Instagram, menaxheri i tij Paul Doyle ka njoftuar humbjen e sportistit kanadez, pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes së tij. "Një mik që nuk do ta harrojmë kurrë. Shawn Barber ka ndërruar jetë", ka shkruar ai. Shawn, ende mbajtësi i rekordit kanadez në ambiente të mbyllura me 6 metra dhe jashtë me 5.93 metra, ishte gjithashtu një finalist olimpik në Rio 2016.
Sipas Associated Press, Barber kishte disa kohë që kishte probleme shëndetësore. Që nga viti 2020 ai e kishte braktisur atletikën, i pushtuar nga problemet psikologjike. I testuar pozitiv për kokainë në një test anti-doping, ai vetëm u paralajmërua sepse u pranua teoria e marrjes së pavullnetshme. Ai kishte puthur një person që kishte marrë drogën pak më parë. Në vitin 2017 ai doli hapur në rrjetet sociale: “Unë jam homoseksual dhe krenar për këtë. Prindërit e mi janë mbështetja ime më e madhe dhe më kanë ndihmuar shumë kohët e fundit. Dhe u them miqve të mi se do të jenë gjithmonë dhe se i dua fort".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI