Flash

"Ç'mund të presësh nga lojtarë që zbresin nga avioni në fushë": Kukësi në telashe, Nica nuk heq dorë

Lapsi.al 19 January 2024
"Ç'mund të presësh nga lojtarë që zbresin

“I mërzitur se po hyjmë në një krizë që faktikisht nuk e meritojmë si ekip. Riformatimi i skuadrës është i vonuara. Një skuadër e formatuar për 2-3 tre ditë apo lojtarë që direkt nga avioni zbresin në fushë, nuk mund të presësh më shumë". Stavri Nica pa Kukësin e tij të shkatërrohej 4-1 nga Egnatia, pak ditë pasi hoqi dorë nga vendimi për tu dorëhequr. Tekniku ka parë skuadrën të shthuret, por nuk heq dorë, i bindur se gjërat do të ndryshojnë: "Meqë u kemi dhënë fjalën çunave duhet durim punë, asgjë nuk ka mbaruar".

Nica pastaj ka mbuluar edhe prezantimin skandaloz të moldavit Nicolai Solodovnicov. Lojtari u prezantua vetëm pak para ndeshjes, u rreshtua titullar dhe u zëvendësua pas 37 minutash nga tekniku: "Mendjen e kam vrarë shumë, por zgjidhje tjetër nuk kishim. Edhe unë duhet të kisha krijuar një farë ekuilibri si funksionon kundërshtari, edhe përgjegjësia është e imja”.

Lexo më tej: Video/ Nica pendohet që u kthye: Egnatia e shpartallon keq 1-4, debuton me gol Montenegro

TETOVA, 4-1 E SËRISH I PAKËNAQUR

“Siç kishte gjëra të mira, kishte dhe probleme. Lëshuam pak terren, gjë që nuk më pëlqeu. Por me ndryshimet që kemi, janë të pranueshme”. Një koment i shpejtë i teknikut Edlir Tetova pas fitores së thellë 4-1, por që siç duket nuk e ka kënaqur plotësisht. Kreu i pankinës rrogozhinase nuk e ka suportuar dot tërheqjen e ekipit dhe përballjet e humbura në një kundër një. “Për 15 minutat e fundit e fundit nuk u mora fare me tre golat. Nëse një ekip do të jetë në krye duhet të kemi më shumë uri”.

Rikthimi i Malotës dhe Aleksit pastaj duket se ka kthyer stabilitetin në lojën e Egnatias. Në këtë pikë nuk munguan elozhet e Tetovës: “Ata janë lojtarë të rëndësishëm të ekipit. Rrugëdaljet nisin nga poshtë. Lojtarët që ishin në ndeshjen me Skënderbeun, jo që bënë keq, por lëvizja e topit nuk ishte e duhura dhe krijuan trazira”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI