Flash

Manchester City dominon Globe Soccer Awards 2023: Haaland, Guardiola e Citizens më të mirët

Lapsi.al 19 January 2024
Manchester City dominon Globe Soccer Awards 2023: Haaland, Guardiola e Citizens
Manchester City i merr të gjitha në Globe Soccer Awards 2023 në Dubai. Erling Haaland fitoi titullin e lojtarit më të mirë të vitit, ndërsa Pep Guardiola u zgjodh trajneri më i mirë i vitit 2023. Trajneri i Manchester City, i shpallur ekipi më i mirë e vitit, mundi konkurrencën e trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni. Në garën ishin edhe trajneri i Real Madrid Carlo Ancelotti dhe ai i Inter Simone Inzaghi. Çmimi për talentin më të mirë të vitit shkoi për Jude Bellingham të Blancos. Përveç yllit të Real Madrid, u vlerësua edhe Cristiano Ronaldo me çmimin “Maradona Aëard” si golashënuesi më i mirë i vitit, pasi ka shënuar 54 gola në 59 ndeshje në vitin kalendarik 2023. Jorge Mendes u shpall menaxheri më i mirë i vitit, Ederson dhe Rodri të Manchester City si portieri më i mirë dhe mesfushori më i mirë i vitit. Çmim ka marrë edhe Cristiano Giuntoli, CEO i Juventus, si drejtori më i mirë sportiv i vitit. Aitana Bonmatì rrëmbeu sërish çmimin lojtarja më e mirë e vitit 2023. John Terry mori çmimin e karrierës. Momenti i dorëzimit ishte prekës me ish-kapitenin e Chelsea, i cili ia kushtoi çmimin Gianluca Viallit, ish-trajnerit të tij te 'Blues', të ndarë nga jeta pak kohë më parë.

HAALAND: "U MËRZITA DUKE MOS LUAJTUR"

Pasi mori çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2023, Haaland doli në skenë për të falënderuar dhe thënë disa fjalë. "Grupi i Manchester City është fantastik, ka njerëz të jashtëzakonshëm dhe një trajner që nuk është i keq - deklaroi sulmuesi -. Mbështetja që ne lojtarët marrim nga drejtuesit është me të vërtetë fenomenale. Jam i lumtur që jam në këtë klub. Unë kam ende muzikën e Champions League në telefonin tim, është një kompeticion që e dua - shtoi ai - ishte një ëndërr e madhe kur e fituam, një emocion fantastik. Shpresoj të rikthehem së shpejti në fushë, jam lodhur duke mos luajtur”, ka përfunduar sulmuesi i City i cili prej rreth një muaji është i padisponueshëm për shkak të dëmtimit në ndeshjen kundër Aston Villa dhjetorin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI