Flash

"Çdo prekje me dorë është faull". Ahmataj akuza ndaj arbitrit, Martini kritikon Teutën: "Ndeshja më e dobët"

Lapsi.al 19 January 2024
"Çdo prekje me dorë është faull". Ahmataj akuza

“Nuk jam marrë asnjëherë me arbitrat dhe nuk do merrem. Kështu që nuk kam asnjë dyshim për rastin. Mendoj se çdo prekje me dorë në sulm është faull, të paktën këtë e di nga rregullorja. E lëmë pas. Nuk merrem me këtë". Julian Ahmataj nuk e kapërcen dot barazimin 2-2 me Teutën, pasi kishte kontrolluar ndeshjen për një orë lojë. Dy golat e Llocit në dy minuta e për më tepër i dyti i njollosur me një prekje me dorë e ka zemëruar teknikun e Tiranës: "Unë nuk diskutova pamjet. Nuk diskutova asgjë për rastin. Thashë që nuk do merrem me arbitrin. T’ia ulësh shokut me dorë, si nuk është prekje me dorë".

Sidoqoftë, Ahmataj i gjen gabimet te skuadra e tij: "Është një ndeshje që duhet ta kishim fituar. Duhet ta kishim menaxhuar më mirë ndeshjen. Presioni i rezultatit hyn te skuadra dhe kjo bën që mos ta menaxhosh mirë. Duhet të përmirësohemi në vazhdimësi, sepse kemi potencial dhe në fazën defensive".

Lexo më tejVideo/ Teuta rikuperon dy gola dhe bllokon Tiranën mes polemikave: Lloci shënon dygolësh, Doka përjashtohet

Tekniku bardheblu u ndal edhe te merkato, duke pranuar limitet e skuadrës me merkato të bllokuar. "Normal që çdo skuadre i duhen lojtarë. Çdo skuadër ka nevojë për përforcime. Por në këtë ndeshje na mungoi dhe Najdovski, që në këtë ndeshje do ishte deçiziv. Kështu që ishim të detyruar të merrnim lojtarë nga akademia. Ne nuk kemi thënë që s’e kemi problem largimin e Kainës apo Hasanit. Ne nuk i pengojmë lojtarët".

MARTINI: NDESHJA MË E KEQE NË 10 TË FUNDIT

“Duhet të them se është ndeshja më e keqe që kemi bërë në 10 ndeshjet e fundit. Në pjesën e parë lamë Tiranën të qarkullonte topin, nuk arritëm në asnjë moment ta vinim në presion dhe i dhamë superioritetin numerik e na morën mesin e fushës". Edi Martini, tekniku i Teutës, është një stuhi pas 2-2 me Tiranën, që në thelb është një rezultat i rëndësishëm. "E vërtetë që ishte pikë si fitore, se në këto kushte është e rëndësishme ana psikologjike se një humbje do të na sillte ulje morali. Është pikë karakteri, si fitore se ndeshje të tjera na presin dhe duhet çojmë ritmin e lojës patjetër".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI