Flash

Video/ "Nuk mund të bëj asgjë": audio absurde e VAR në sfidën e polemikave Tottenham-Liverpool

Lapsi.al 4 October 2023
Video/ "Nuk mund të bëj asgjë": audio absurde e VAR
Federata Angleze e Arbitrimit tentoi të mbyllte polemikat Tottenham-Liverpool, por vetëm i përkeqësoi gjërat. Ata bënë publike audion e VAR, për të qenë transparente në lidhje me episodin e golit të anuluar të Diaz. Por vetëm sa bënë një figurë të shëmtuar për shkak të neglizhencës së atyre që merreshin me revizionimin e pamjeve. VAR është sërish në stuhi polemikash në Premier League pas asaj që ndodhi në Tottenham-Liverpool. Goli i Diaz ishte i rregullt, por u anuluar për një pozicion inekzistent jashtë loje. Teknologjia nuk ndërhyri për të korrigjuar vendimin e arbitrit e Liverpool humbi ndeshjen. Kaq mjaftoi që në Angli të krijohej zhurmë e madhe, të cilën federata e arbitrave u përpoq ta qetësonte. Ata fillimisht kërkuan falje publike dhe tani publikuan audion e VAR, por asgjë nuk bëri punë.

POZICIONI JASHTË LOJE INEKZISTENT I DIAZ

Ajo që dëgjohet në dialogun mes Var (Darren England), asistentit të VAR dhe punonjësit të regjisë është vërtet absurde. VAR në fakt kryen të gjitha kontrollet e nevojshme, konstaton se Diaz është në pozicionin e duhur, por harron që arbitri e kishte quajtur jashtë loje. Prandaj ai i dha “check complete” arbitrit që rifilloi lojën me një goditje dënimi për Spurs. U desh ndërhyrja e punonjësit të regjisë e asistentit të VAR për t'i bërë të qartë Darren England, se arbitri kishte akorduar jashtë loje dhe se ai e kishte konfirmuar. Punonjësi i regjisë u përpoq t'i thotë të ndalojë ndeshjen dhe të kthejë vendimin. Por tashmë Tottenham e kishte rifilluar lojën dhe nuk mbetej asgjë për të bërë për VAR, ashtu si thotë disa herë vetë England: "Nuk mund të bëj asgjë, nuk mund të bëj asgjë”. Një gabim sipërfaqësor që i bën shumë njerëz në Angli të mendojnë se VAR duhet eliminuar. Gabimet, në fakt, vazhdojnë të ekzistojnë, dhe ato mund të bëhen vetëm nga arbitri - i cili ka rrethana lehtësuese - dhe jo nga dikush në një dhomë plot me ripërsëritje.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI