Flash

FOTO/ Ibrahimovic nuk "harron" ditëlindjen e vet: supermakina për 42 vjetorin është një Ferrari Purosangue

Lapsi.al 3 October 2023
FOTO/ Ibrahimovic nuk "harron" ditëlindjen e vet: supermakina

Zlatan Ibrahimovic e ka zakon t'i dhurojë vetes një supermakinë për çdo ditëlindje. E kështu, suedezi, për ditëlindjen e tij të 42-të, zgjodhi një Ferrari Purosangue, SUV nga kompania Maranello. Çmimi? Fillon nga 390 mijë euro. Vitin e kaluar, megjithatë, ish-sulmuesi kishte shkuar shumë larg me një Ferrari Daytona SP3 dhe një 812 Competizione A. Për ditëlindjen e 40-të zgjedhja ra në një SF90 Spider, ndërsa kur mbushi 39 ai preferoi një Porsche 911 Targa 4S Heritage.

Ferrari Purosangue e zgjedhur për këtë rast nga Ibra është një makinë luksoze me motor V12, e aftë të japë 725 HP dhe 716 Nm çift rrotullues maksimal. Makina arrin nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.3 sekonda, për një shpejtësi maksimale prej 310 km/h.

Lexo më tej: Ibrahimovic rrëfehet 360° te Piers Morgan: "Nuk bëj shaka kur them se jam Zoti"

Zlatan është një adhurues i makinave sportive, veçanërisht atyre ‘Made in Maranello’. Në fakt, në garazhin e tij fantastik, përvec modeleve të shumta Ferrari milioner ka edhe Porshe, Audi apo Volvo.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI