Flash

Materazzi, i ashpër kundër Lukakut: "Tradhëtoi dy herë, normale që San Siro ta presë keq"

Lapsi.al 3 October 2023
Materazzi, i ashpër kundër Lukakut: "Tradhëtoi dy herë,

Roma do të mbërrijë në San Siro në fund të tetorit. Një ndeshje e madhe që nga ky vit do të ketë një kuptim shtesë. Përveç kryqëzimit mes José Mourinho dhe skuadrës që ai drejtoi te Tripleta e 2010, do të jetë edhe ajo e Romelu Lukakut me zikaltrit. Belgu do mbërrijë për herë të parë si kundërshtar në atë që ishte stadiumi i tij nga viti 2019 në 2021 dhe sezonin e kaluar. "Si do të pritet nga tifozët? Ai e di këtë, mendoj keq. Është normale që ai tradhtoi një here. E falën dhe tradhtoi për herë të dytë. Nëse nuk shkojmë më tej, mendoj se fakti sportiv qendron i gjithi. Tifozeria e Inter është mjaft e pjekur për të ditur se nuk duhet të ketë gjëra që shkojnë përtej ngacmimeve”, thotë Marco Materazzi.

MARCO MATERAZZI SULMON ROMELU LUKAKU

Ish-mbrojtësi zikaltër dhe kampioni i botës në vitin 2006, duke folur për FcInterNews, shpjegon kështu ndjesitë e tij. E gjitha në lidhje me çështjen e verës, ku Lukaku i mbylli dyert Interit për të flirtuar fillimisht me Juventus dhe më pas për të nënshkruar me Romën: “Ishte një mëkat për të gjithë, pastaj rezultatet do të tregojnë se kush kishte të drejtë. Kur u kthye u riintegrua, do të doja të dija se cilat ishin motivet e tij. Ai sigurisht i kishte ato, të gjithë e dinë se çfarë është më e mira për veten e tij. Secili shkon në rrugën e tij. Ai po shënon, shpresoj të mos e bëjë kundër Inter dhe më pas do të shohim se kush kishte të drejtë”.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI