Flash

Video/ Broja, britma e golit që priste prej një viti u mbyt nga dëmtimi i ri: shkodrani mban në ankth Sylvinhon

Lapsi.al 2 October 2023
Video/ Broja, britma e golit që priste prej një viti u mbyt nga

Titullar e menjëherë gol. Dukej mbrëmja pefekte, deri kur një dëmtim i ri shkatërroi gjithcka. Armando Broja e kishte pritur prej gati një viti këtë shans dhe në ndeshjen e parë si titullar, që kur u rikthye pas dëmtimit të rëndë tentoi të mos zhgënjente. Driblime e aksione në progresion, që po jepnin idenë e Brojës më të mirë. Në ndeshjen mes Fulham e Chelsea mbi shkodranin e kombëtares së Shqipërisë ishin edhe sytë e tifozëve kuqezi. E kur shënoi golin e 0-2 britma e clirimit shpërtheu për 22 vjeçarin, që e kishte ëndërruar këtë moment.

[video width="640" height="354" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/broja-goli-1.mp4"][/video]

Një gol që do ti vlente për të bindur për Pochettino, se mund të ishte ai kura për mungesën e golave te Chelsea. E një mesazh i rëndësishëm për brazilianin Sylvinho, që e priste më shumë dëshirë për ndeshjen vendimtare me Republikën Ceke në 12 tetor. Nuk ishte e thënë, sepse në minutën e 64' Broja u detyrua të linte fushën e lojës i dëmtuar. I zëvendësuar nga Sterling, ai doli i duartrokitur nga publiku.

Lexo më tej: Broja duhet të gjejë skuadër, Pochettino mesazh për Osimhen: "Po punojmë që tani për janarin"

[video width="864" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/EMpej-1.mp4"][/video]

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të sulmuesit të kombëtares, që doli vetë nga fusha e lojës. Kontrollet në orët e ardhshme do të qartësojnë gjithcka. Sidoqoftë duket e vështirë që Broja të jetë gati për të sfiduar Çekinë në Air Albania, në një ndeshje që mund ta afrojë Shqipërinë me Gjermani 2024.

[video width="864" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/mudeyk.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI