Flash

Inter në ekstazë pas derbit të fituar, Serginho replikon: "5-1 në derbi mund të ndodhë, 6-0 e Milan mbetet në histori"

Lapsi.al 3 October 2023
Inter në ekstazë pas derbit të fituar, Serginho replikon:

“5-1 mund të ndodhë, 6-0 e Milan mbetet në histori. Në atë kohë, ne dominuam gjatë gjithë ndeshjes dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Ishte shumë e rëndë. Besoj se ndeshja e parë e gjysmëfinales së Champions League ishte më e keqe se derbi. Mendoj se mund ta gjejmë sërish Milanin e madh dhe ta fitojmë derbin përsëri”. Muzikë për veshët e tifozëve kuqezinj dhe fjalët e Serginho, mbrojtësi historik i Milan, i aftë të fitonte një titull, dy Champions, një Botëror për Klube dhe shumë më tepër. Braziliani, tashmë 52-vjeç dhe ende në formë të shkëlqyer, foli për Sportmediaset duke u rikthyer në derbin e fundit: zemra e tij ka mbetur ende kuqezi.

Lexo më tej: Interi i derbit habit edhe teknikun e Manchester City Guardiola: "Shikoni cfarë bënë zikaltrit me Milan"

"Derbi na lëndoi, është një ndeshje e ndjerë, por unë e konsideroj fillimin e sezonit pozitiv - shtoi Serginho gjatë një eventi të mbajtur në Milano -. Jam i bindur se Milan mund të bëjë një lojë të mrekullueshme të mërkurën me Borussia Dortmund. E shoh ekipin shumë të përgatitur. Nuk është e lehtë puna e teknikut Pioli, që e gjeti veten në krye të një grupi me shumë elementë të rinj. Grupi tani po shpërfaqet. Për lojtarët e rinj nuk është e lehtë të kuptojnë rëndësinë e kësaj fanelle. Pak nga pak skuadra është duke marrë formë mirë. Krahasimi me Milanin tim? Ishin kohë të tjera, dhe Serie A ishte gjithashtu në një nivel tjetër. Krahasimi është i ndërlikuar me një ekip që ka fituar pothuajse gjithçka".

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI