Flash

Pas 4908 ditësh një Cruz kthehet në Serie A: Juan Manuel debutoi me Veronën

Lapsi.al 2 October 2023
Pas 4908 ditësh një Cruz kthehet në Serie A: Juan Manuel debutoi

Ishte 25 Prill 2010 kur Julio Cruz luajti ndeshjen e tij të fundit në Serie A. Në minutën e 75' të Genoa-Lazio "El Jardinero" shkeli fushën e stadiumit Marassi në vend të Sergio Floccari, duke festuar me shokët e tij fitoren jashtë fushe ndaj kuqebluve. Atë vit, ish-sulmuesi i Inter u torturua aq shumë nga dëmtimet, sa që luajti vetëm 25 ndeshje në kampionat dhe shënoi katër gola, i fundit prej të cilëve ishte më 24 mars në fitoren 2-0 ndaj Sienës.

Siç raportohet nga Opta Sports, 4908 ditë pas ndeshjes së fundit, mbiemri Cruz do të rikthehet për të qenë i pranishëm në formacionin titullar të një skuadre të Serie A. Ky është Juan Manuel Cruz, djali i ish-qendërsulmuesit zikaltër, i cili iu bashkua në mes të shtatorit me Hellas Verona.

Lexo më tej: Video/ Orsolini iluzionon Bolonjën, Atalanta përmbys me Koopmeiners e Hojlund: Verona nuk është më e fundit

24-vjeçari argjentinas u rrit në akademinë e Banfield përpara se të bashkohej me ekipin e parë në 2020. Cruz qëndroi atje për tre vjet, duke shënuar shtatë gola në njëzet paraqitje. Qendërsulmues si babai i tij, Cruz debutoi në Itali, duke filluar nga minuta e parë në ndeshjen përballë Torinos. Ndeshja e sulmuesit përfundoi pas 58 minutash, i zëvendësuar nga Djuric, ndërsa takimi u mbyll 0-0.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI