Flash

Champions/ Braga, përmbysje spektakolare në Berlin nga 2-0 në 2-3: Real Sociedad thyen Salzburg

Lapsi.al 3 October 2023
Champions/ Braga, përmbysje spektakolare në Berlin nga 2-0 në

Raundi i dytë i fazës së grupeve të Champions ka nisur me dy sfidat në Berlin dhe Salzburg. Befasia erdhi në grupin D, ku Real Sociedad shkoi të fitonte 0-2 ndaj Salzburg në Austri. Spanjollët zhbllokuan ndeshjen me Oyarzabal (7'), dhe më pas dyfishuan epërsinë me Brais Mendez (27'). Në grupin C, në Berlin u shënua një rikthim i bujshëm nga Braga, që nga dy gola disavantazh u imponua 2-3 në shtëpi ndaj Union Berlin. Dygolëshi i Becker për gjermanët, u sfumua nga golat e Niakaté, Bruma dhe Castro.

RB SALZBURG-REAL SOCIEDAD 0-2

Gjithçka mjaft e lehtë për Real Sociedad, që mundi Salzburg në Austri 2-0 në grupin D. Fillim i fortë për spanjollët, të cilët morën avantazhin që në minutën e 7'. Brais Mendez gjeti në zonë Oyarzabal, i cili u rrotullua me shpejtësi dhe me të majtën mposhti portierin. Austriakët nuk arritën të reagonin menjëherë, me miqtë që goditën sërish njëzet minuta më vonë. Në minutën e 27' Brais Mendez kaloi nga asistues në golashënues, me golin e 2-0. Në pjesën e dytë, djemtë e Struber u përpoqën të mbanin topin për të krijuar raste shënimi. Por ekipi i Barrenetxeas u mbrojt kompakt pa lejuar shumë. Në fund bardhekuqtë nuk mund të rihapnin ndeshjen, me spanjollët që morën fitoren, që i ngjit në krye të grupit për momentin, me 4 pikë. Salzburg mbetet në kuotën 3.

UNION BERLIN-BRAGA 2-3

Rikthim i çmendur për Bragën, nga 0-2 në 3-2 ndaj Union Berlin. Ndeshje e ekuilibruar dhe argëtuese në fillim, me portugezët që ushtruan një presion të mjaftueshëm. Gjermanët tentonin të riniseshin në kundërsulm dhe në minutën e 30' zhbllokuan ndeshjen. Kral shërbeu Becker në thellësi, me sulmuesin që fluturoi drejt zonës dhe me diagonale bëri 1-0. Shtatë minuta më vonë skenari u përsërit, me Tousart, që i dha mundësinë lojtarit nga Surinami dygolëshin personal. Pak para fundit të pjesës së parë miqtë u kthyen në lojë, me 2-1 e shënuar nga Niakaté. Braga e zhvendosi inercinë e ndeshjes nga e tyre dhe me kthimin në fushë pas pushimit barazoi. Në minutën e 51' Bruma finalizoi me një kryevepër duke rivendosur ekuilibrin. Ndeshja u luajt me ritëm shumë të lartë, ku të dyja skuadrat ishin të etura për të marrë tre pikët. Kur gjithçka sugjeronte për një barazim, erdhi goli i ndeshjes për portugezët. Në minutën e 94', në kohën e plotë shtesë, André Castros i dha tre pikët Artur Jorge. Braga fiton dhe ngjitet në 3 pikë në renditje, ndërsa Union Berlin qëndron me 0.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI