Flash

Gjetja unike e teknikut Pioli për të frenuar "Murin e Verdhë" të Dortmund

Lapsi.al 3 October 2023
Gjetja unike e teknikut Pioli për të frenuar "Murin e

Te Milan ka pritshmëri të madhe për ndeshjen e Champions League kundër Borussia Dortmund, e planifikuar për nesër në mbrëmje në stadiumin historik Signal Iduna Park të qytetit gjerman. Një ndeshje thelbësore për rrugën europiane të skuadrës së teknikut Pioli, e cila në debutimin e saj ndaj Newcastle nuk shkoi përtej barazimit 0-0. Një ndeshje për t'u përgatitur deri në detaje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe një prej armëve më të rrezikshme të klubit verdhezi: tifozerisë së tij.

Sfida në tokën gjermane ndaj Borussia Dortmund premton të jetë e vështirë. Jo vetëm për shkak të potencialit të kundërshtarit, por edhe për shkak të ambientit shumë të nxehtë që Milan do të gjejë në Signal Iduna Park, i njohur historikisht si Westfalenstadion. “Muri i Verdhë”, kthesa e famshme e klubit verdhezi, është mbresëlënës, dhe arrin të trembë edhe kundërshtarët më të përgatitur dhe me përvojë. Për këtë arsye, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, ka studiuar një lëvizje të veçantë për ta frenuar atë.

Lexo më tej: Inter në ekstazë pas derbit të fituar, Serginho replikon: "5-1 në derbi mund të ndodhë, 6-0 e Milan mbetet në histori"

Në seancën e fundit në Milanello para nisjes për në Gjermani, trajneri emilian vendosi të transmetojë këngët më të famshme të tifozëve historikë të Borussia Dortmund nga altoparlantët e qendrës sportive. Një mënyrë për ta mësuar ekipin menjëherë me atë që e pret në ndeshjen e nesërme në mbrëmje. Një ide atipike: a do të arrijë efektin e dëshiruar? Mbetet për tu parë.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI