Flash

Presidenti i Benfica, Rui Costa provokon: "Jam fiorentin e milanist, por nuk e urrej Interin"

Lapsi.al 3 October 2023
Presidenti i Benfica, Rui Costa provokon: "Jam fiorentin e milanist, por

Rui Costa foli me gazetarët në përfundim të drekës së UEFA-s në Milano, pak orë para ndeshjes së Champions League mes Benfikës së tij dhe Interit: "Kam luajtur për 12 vjet në Itali (nga '94 në 2001 me Fiorentinën dhe nga 2001 në 2006 me Milanin red.), ndaj këto janë gjithmonë ndeshje speciale për mua - tha presidenti luzitan -. Për më tepër kam luajtur për rivalin e qytetit të Inter... Por nuk e shoh si hakmarrje, as si ndeshje kundër një ekipi që e urrej, sepse nuk është kështu. Gjithmonë i kam respektuar të gjithë, por padyshim që ndihem si një fiorentin dhe një milanist".

"Do të ketë një atmosferë të mrekullueshme, do të luajmë në San Siro, në Champions League dhe kundër një ekipi të madh - vazhdoi ish-mesfushori Rui Costa -. Vitin e kaluar humbëm në çerekfinale kundër tyre, me ata që më pas arritën në finale dhe mund ta kishin fituar. Por do të jetë një ndeshje ndryshe, ne e kemi humbur të parën dhe duhet të bëjmë rezultat".

Lexo më tej: Video/ Benfica u eliminua, tifozët 'djegin' San Siron: tymuese e shashka nga unaza e tretë e 5 policë të plagosur

Benfica u surprizua 0-2 nga Salzburg në Lisbonë, në debutimin e tyre në Champions. E duke parë edhe barazimin mes Real Sociedad dhe Inter, në ndeshjen e parë, pikët janë domosdoshmëri.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI