Flash

Video/ "He’s f*****g back": fjalët e Colwill për Brojën entuziazmojnë tifozët e Chelsea

Lapsi.al 3 October 2023
Video/ "He’s f*****g back": fjalët e Colwill për
Impakti i Armando Brojës te Chelsea ishte fantastik. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i rikthyer titullar pas gati një viti, si pasojë e dëmtimit të rëndë, shënoi gol dhe impresionoi teknikun Pochettino me lojën e treguar. Shkodrani u duartrokit nga tifozët gjatë daljes nga fusha, por entuziazmin e rikthimit të tij e kanë ndjerë edhe vetë lojtarët e Chelsea. Levy Colwill nuk e ka përmbajtur kënaqësinë për lojën e Brojës dhe kthimin e tij në forcë. 22 vjeçari u rikthye te goli pas plot 359 ditësh, duke mposhtur portierin e Fulham në minutën e 20’, për golin që vulosi suksesin 0-2 të Blues në derbin e Londrës. Vetëm dy minuta më parë, Colwill kishte dhënë një asist për golin e parë të Mudryk. Broja doli nga fusha në minutën e 65', pasi ndjeu një shqetësim muskular. Asgjë serioze e  në fund ai u bashkua me lojtarët në përshëndetjen për tifozët. Lexo më tej: Armando Broja kundër Çekisë do të jetë, konfirmimin e jep Pochettino: “Asgjë serioze” E ndërsa duartokisnin ata që kishin ndjekur ndeshjen në Craven Cottage Levy Colwill, nuk i fshehu emocionet. “Broja, ai u kthye (He’s f*****g back)”, fjalë që bënë të buzëqeshte edhe sulmuesin shqiptar. Chelsea duket se ka gjetur sulmuesin që mund t'i japë një shkundje sezonit të nisur aspak mirë të londinezëve.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI