Flash

Celtic përgatit një ambjent armiqësor për Lazio: ja plani i skocezëve për të fituar ndeshjen

Lapsi.al 3 October 2023
Celtic përgatit një ambjent armiqësor për Lazio: ja plani i
Mbrëmjen e nesërme, në orën 21:00, në Celtic Park do të zhvillohet ndeshja mes Celtic dhe Lazio, e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Champions League. Skocezët, që vijnë nga disfata në debutimin e tyre kundër Feyenoord, janë të gatshëm për të luftuar në fushë, siç janë tifozët në tribuna.

APELI I "NORTH CURVE"

Orët e fundit, North Curve, grupi ultras i Bhoys, publikoi një komunikatë në rrjetet sociale duke ftuar tifozët të mbështesin sa më shumë ekipin gjatë ndeshjes. “Ne përballemi me Lazio në një ndeshje që duhet ta fitojmë për të mbajtur gjallë ambiciet tona evropiane”, thuhet në shënimin e publikuar në Twitter. "Herën e fundit që u takuam, i mundëm si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj, falë edhe mbështetjes që i dhamë ekipit. Në prag të së mërkurës, ne kërkojmë të njëjtën përpjekje nga tribunat".

"AMBJENT ARMIQËSOR PËR LAZIO-n"

"Ne kemi për detyrë jo vetëm të shoqërojmë ekipin tonë, por edhe ta bëjmë shtëpinë tonë një mjedis armiqësor për Lazion dhe hordhitë e tyre të ekstremit të djathtë. Ne inkurajojmë tifozët të sjellin ngjyrat e tyre për këtë rast dhe të kujtojnë pse Celtic nuk është një klub si të tjerët", mbyllet komunikata.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI