Flash

Nga portieri i Luzit Lenja, te sulmuesi i Bayern Dion Berisha: trajneri i U21 publikon të përzgjedhurit e tij

Lapsi.al 4 October 2023
Nga portieri i Luzit Lenja, te sulmuesi i Bayern Dion Berisha: trajneri i U21

Ndryshime, risi por e njëjta ambicje. Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka publikuar listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2025. Shqipëria do të luajë fillimisht ndaj Finlandës e më pas Malit të Zi. Dhjetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen jashtë vendit. Bie në sy thirrja e portierit të Luzit Lenja, po sulmuesit të Bayern II Dion Berisha.

Në fakt, nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21. Për herë të parë trajneri Alban Bushi ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit. Thirrja e parë edhe për mbrojtësin Brayan Boci (Lecco – Serie B ), mesfushorin Eniss Shabani nga skuadra gjermane Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II). Pjesë e listës është edhe Tim Civeja, i cili ka luajtur vetëm në miqësoren me Bullgarinë U-21.

Kombëtarja U-21 luan më 13 tetor duelin e tretë në grupin E ndaj Finlandës (ora 17:00, Veritas Stadion, Turku). Ndërsa më 17 tetor do të presë Malin e Zi me takimin që luhet në stadiumin “Arena Egnatia”, duke filluar nga ora 14:30. Shqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Kuqezinjtë e rinj renditen në vendin e pare, pas dy fitoreve ndaj Armenisë U-21 dhe Rumanisë U-21.

GRUMBULLIMI

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të grumbullohet me datë 8 tetor në Durrës. Skuadra, në 11 tetor do të udhëtojë drejt Finlandës, aty ku në datën 13 do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare. Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri më datë 14, për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Malit të Zi, më datë 17 tetor. Objektivi kryesor i kuqezinjve është kualifikimi për herë të parë në finalet e një Europiani për këtë grup-moshë.

Sakaq, trajneri Alban Bushi do të jetë nesër prej orës 11:00 para gazetarëve në sallën e konferencave në “Air Albania”, ku do të flasë për zgjedhjet e listës dhe dy ndeshjet e radhës kualifikuese.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI