Flash

Al-Khelaifi nxjerr në shitje Mbappé: "Nuk do të largohet kurrë me parametër zero"

Lapsi.al 5 July 2023
Al-Khelaifi nxjerr në shitje Mbappé: "Nuk do të largohet

Nasser Al-Khelaifi e vendos në mënyrë efektive Kylian Mbappé në merkato dhe ky është lajmi i madh. Gjatë konferencës prezantuese të Luis Enrique, presidenti i PSG foli për të ardhmen e kampionit francez. Al-Khelaifi i ka hapur qartësisht dyert për transferimin e sulmuesit në merkaton e verës: “Pozicioni ynë është i qartë. Nëse ai dëshiron të qëndrojë, duhet të nënshkruajë një rinovim të kontratës. Nuk do të lejojmë lojtarin më të mirë në botë të largohet me një transferim të lirë. Ai tha se nuk do të largohej falas nga Parisi. Nëse ka ndryshuar mendje nuk është faji im”.

Fjalët e ashpra të presidentit Al-Khelaifi kanë ekzaltuar mediat spanjolle. Mbappé, në fakt, ka qenë prej kohësh objektivi i Real Madrid. Nga ana tjetër, situata është e qartë. Lojtari nuk dëshiron të ushtrojë opsionin në favor të tij për rinovimin deri në vitin 2025. Kështu, në Katar nuk kanë ndërmend të presin afatin dhe duan të fitojnë para. Mbetet për të kuptuar se cilat janë bazat ekonomike për negociatat. Pak kohë më parë u fol për 200 milionë plus 50 bonuse, në rast të fitimit të Topit të Artë. Një shifër monstruoze edhe për Real Madrid, sidomos për një lojtar që mund të merret falas që në janar.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI