Flash

Zyrtare/ Luis Enrique, prezantohet me tre orë vonesë nga PSG: "Champions një obsesion"

Lapsi.al 5 July 2023
Zyrtare/ Luis Enrique, prezantohet me tre orë vonesë nga PSG:

PSG më në fund ka shkrirë cdo dyshim në lidhje me trajnerin e ri. Luis Enrique do të drejtojë parisienët në sezonin 2023/24. Spanjolli i freskët nga Botërori zhgënjyes me Spanjën në Katar (iberikët u eliminuan nga Maroku në 1/8), ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Ish-trajneri i Romës merr detyrën nën Kullën Eiffel nga Galtier, i shkarkuar pas vetëm një sezoni. Kampionët e Francës i kanë akorduar atij një pagesë largimi prej 10 milionë eurosh.

Pasi ndoqi Julian Nagelsmann për një kohë të gjatë, klubi francez u kthye fuqishëm te Luis Enrique. Spanjollu foli pikërisht për pritshmëritë në konferencën për shtyp: "Më pëlqen të ndjej presionin, Champions League është një obsesion. Por ka skuadra që janë më të forta se ne. Unë nuk kam folur ende me Neymar. Por ju siguroj se do të luajmë si ekip. E ardhmja e Mbappe? Nuk mund të flas për këtë, është një sekret profesional. Por kur nënshkrova, e dija se shumë gjëra mund të ndodhin në skuadër, edhe në anën e daljeve”.

Lexo më tej: PSG zbulon datën e prezantimit zyrtar të Luis Enrique: akordi rrezikoi dështimin për një detaj

Në realitet, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ishte shumë i qartë për yllin francez: "Ai mund të qëndrojë, por duhet të nënshkruajë një kontratë të re".

ME TRE ORË VONESË

Në orarin e caktuar, tekniku ishte i pranishëm në sallën e shtypit në pritje të fillimit të konferencës, ashtu si edhe gazetarët. E megjithatë, prezantimi u shty për shkak të një pengese që pa presidentin e PSG-së Nasser Al-Khelaifi si protagonist.

NGJARJA

Në këtë rast, ishte një ngjarje e papritur në lidhje me fluturimin me destinacion Parisin. Avioni me të cilin do të udhëtonte pronari i klubit u ngrit dy orë më vonë se sa pritej. Kjo gjë që bëri të nevojshme shtyrjen e prezantimit të trajnerit spanjoll, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI