Flash

Video/ Brighton prezanton portierin e ri në stilin 'Simpsons': video është gjeniale

Lapsi.al 5 July 2023
Video/ Brighton prezanton portierin e ri në stilin 'Simpsons':
Roberto De Zerbi do të ketë një portier të ri për të mbrojtur shtyllat e Brighton. Seagulls, në fakt, kanë blerë nga Anderlecht, portierin Bart Verbruggen. 21 vjeçari i ka kushtuar klubit anglez një shifër rreth 17 milionë paund (afër 20 milionë euro). Një blerje interesante, që të tillë e pati edhe prezantimin. Emri i portierit holandez, i ka hapur rrugën njoftimit brilant në rrjetet social të klubit anglez: Bart, ashtu si djali i famshëm i Homer te Simpsons... Portieri i ri i Brighton u njoftua në rrjetet sociale me një video që intrigoi tifozët e klubit. Klipi hapet me një një shkrim që shfaqet mes reve, ashtu si në serialin shumë të famshëm të animuar The Simpsons, por në vend të emrit të familjes më të famshme në Amerikë lexohet “The Signign“, ose firma. Më pas, duke imituar adashin e tij, Bart Verbruggen fillon të shkruajë në një dërrasë të zezë: "Kam nënshkruar për Brighton", shkruan disa herë portieri i ri i Seagulls dhe më pas e përsëriti frazën me zë të lartë. Një video, e thjeshtë në gjenialitetin e saj, që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Përtej videos së prezantimit, trajneri italian i Brighton tha se ishte shumë i kënaqur me ardhjen e portierit të ri holandez në klub: “Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Bart. Ai është mësuar të luajë një lloj futbolli të ngjashëm me tonin. E nuk do ta ketë problem të futet në grupin tonë. Ai ka potencialin të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin në vitet e ardhshme”. Gjithnjë duke shpresuar që të mos shkaktojë telashe si adashi i tij i verdhë...

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI