Flash

Frattesi, një lojtar mes Eriksen e Seedord, te Inter. Carnevali e zyrtarizon: "Çështje e kryer"

Lapsi.al 5 July 2023
Frattesi, një lojtar mes Eriksen e Seedord, te Inter. Carnevali e

Davide Frattesi është lojtari i ri i Inter. Tani gjithçka është kryer vërtetë. Konfirmimi erdhi direkt nga drejtori menaxhues i Sassuolo, Carnevali. Ai ishte në selinë e zikaltërve pasditen e sotme për të sqaruar detajet e fundit së bashku me AD, Marotta: "A mund të themi se është kryer? Po, u bë, gjithçka u firmos pak më parë", deklaruar ai në dalje. "Ne jemi absolutisht të lumtur. Sigurisht që nuk ishte e lehtë sepse kishte shumë klube të interesuar. Por me Inter përfundoi në mënyrën më të mirë për ne, por edhe për lojtarin. Frattesi gjithmonë kishte shprehur preferencën e tij për zikaltrit. Ajo për Samuele Mulattieri ishte një negociatë në zhvillim e sipër, është një djalë i ri ku besojmë. Ne mendojmë se ai është një blerje e shkëlqyer për Sassuolo dhe për politikën tonë. Një përforcim në vend të Frattesi? Sigurisht që duhet të lëvizim në mesfushë për ta zëvendësuar". Mesfushori do të kryejë testet mjekësore sot ndërsa ditën e enjte hapi i fundit formal me shpalljen e zyrtarizimit.

SA KUSHTOI FRATTESI?

"Frattesi - vazhdoi Carnevali - është një i ri italian me karakteristika të ndryshme nga lojtarët e tjerë. Interi ka bërë një blerje të shkëlqyer. E jam i bindur se do të mund ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai është një talent i madh". Frattesi do t'i kushtojë zikaltërve në total rreth 36 milionë euro. Pikërisht 6 për huazimin e rëndë, 27 për blerjen plus 3 bonus. Për të ulur pagesën shërben Samuele Mulattieri, me një transferim të përhershëm te Sassuolo. Ish-sulmuesi i Frosinone është vlerësuar 6-7 milionë euro.

SISTEMI I LOJËS

Frattesi do të gjejë një strukturë të përsosur taktike për të në Pinetina, duke pasur parasysh mesfushën me tre lojtarë të teknikut Inzaghi. Mesfushori do të kryejë testet e zakonshme mjekësore sot. Të enjten zyrtarizimi. Për të siguruar Frattesi, administratori i deleguar Marotta mposhti konkurrencën e Milan dhe Roma. Verdhekuqtë në veçanti do të shohin të mbërrijnë rreth 9-10 milionë euro. Ose 30% e shumës së mbledhur nga emilianët.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI