Flash

PSG zbulon datën e prezantimit zyrtar të Luis Enrique: akordi rrezikoi dështimin për një detaj

Lapsi.al 4 July 2023
PSG zbulon datën e prezantimit zyrtar të Luis Enrique: akordi rrezikoi

Paris Saint Germain ka arritur më në fund një marrëveshje me Christophe Galtier për zgjidhjen konsensuale të kontratës. Lajmi ishte në ajër prej disa kohësh, por hetimi mbi trajnerin e akuzuar për komente raciste dhe diskriminuese, kishte ngadalësuar negociatat. Tani parisienët mund të shpallin trajnerin e ri, dhe siç zbulohet nga L'Equipe, ta prezantojnë zyrtarisht para shtypit. Nuk ka dyshim për emrin: trajneri i ri i PSG do të jetë Luis Enrique.

E përditshmja sportive, gjithmonë e mirëinformuar mbi kryeqytetasit, zbuloi se klubi po organizon me nxitim prezantimin zyrtar të trajnerit spanjoll. Luis Enrique do të mbledhë trashëgiminë sigurisht jo shumë të rëndë që i ka lënë Galtier. Takimi është për nesër (e mërkurë 5 korrik) në orën 14, në qendrën e re sportive parisiene në Poissy. Bashkë me ish-trajnerin e Barcelonës, Romës dhe kombëtares spanjolle, ndër të tjera duhet të jetë prezent edhe pronari Nasser Al-Khelaifi.

Lexo më tej: Luis Enrique trajneri i ri i PSG, për çështje detajesh: zyrtarizimi javën e ardhshme

KËRKESA QË RREZIKOI AKORDIN

Marrëveshja mes PSG dhe Luis Enrique (spanjolli ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare) rrezikoi të prishej në orët e fundit. Shkak ishte përpjekja e drejtorit sportiv parisien Luis Campos për t'i "imponuar" trajnerit të ri Joao Sacramento si zëvendës. Një imponim që e ka acaruar spanjollin, sipas shtypit francez mjaft i vendosur në këtë drejtim. Megjithatë, pengesa është kapërcyer dhe për dy vitet e ardhshme 53-vjeçari nga Gijon do të ulet në pankinën e kampionëve francezë. Spanjolli do të bëjë një tjetër përpjekje për të sjellë Champions nën Kullën Eiffel.

Të këshilluara

Zbulohet data e lançimit të "Threads"

Aplikacioni i ri konkurrent i Instagramit në Twitter "Threads" është planifikuar të dalë të enjten në SHBA dhe të premten për pjesën tjetër të botës, sipas një ...

15:39

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI