Flash

Petroselli projekton muralin më të madh nga të gjithë: Messi është 75 metra i lartë në Santa Fe

Lapsi.al 4 July 2023
Petroselli projekton muralin më të madh nga të gjithë: Messi
Në Argjentinë, entuziazmi për titullin e fituar në Kupën e Botës Katar 2022 nuk është shuar ende. Ylli i tretë në historinë e Albiceleste është gjithmonë shkak për festë. E imazhi i Lionel Messi duke ngritur trofeun vazhdon të nderohet ende. Shprehjet e vlerësimit për numrin “10”, jo vetëm që nuk reshtin, por po shtohen dita-ditës. Aq sa Andrés Petroselli të ideonte një mural për Guinness. Nuk është sigurisht murali i parë i argjentinasit, që një të tillë e ka edhe në Shqipëri. Këtë herë, artisti urban Andrés Petroselli, i njohur më mirë si "Cobre", ka punuar në muralin më të madh në vend për Lionel Messi. Një punë për të cilin artisti është impenjuar totalisht për tre muajt e fundit. Murali ndodhet në Santa Fe dhe është ndërtuar mbi një mur 75 metra të lartë me 40 metra gjerësi. Lexo më tej: "Messi, eja me pushime këtu": Arabia Saudite i paguan mbi 20 milionë euro të postojë foto e të mos flasë keq për vendin Në rrjetet e tij sociale, krijuesi tregoi progreset mbi imazhin e Messi. Sipas tij, gjysma e punës ende duhet kryer. Vetë Petroselli ka bërë të ditur se do të vazhdojë punën për muralin, duke filluar nga java e ardhshme.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Cobre (@cobreart)

Të këshilluara

Zbulohet data e lançimit të "Threads"

Aplikacioni i ri konkurrent i Instagramit në Twitter "Threads" është planifikuar të dalë të enjten në SHBA dhe të premten për pjesën tjetër të botës, sipas një ...

15:39

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI