Flash

Video/ Ndjesë se erdha herët: Pogba mbërrin në Continassa i pari, selfie e autografë me tifozët

Lapsi.al 3 July 2023
Video/ Ndjesë se erdha herët: Pogba mbërrin në Continassa i

Paul Pogba ka rifilluar stërvitjen në Continassa. Ai është i pari që inauguron sezonin e ri 2023-24 të Juventus, i sapo kthyer në Torino me një fluturim privat nga Miami. Francezi punoi atje gjatë gjithë verës, me qëllim që t'i lërë pas problemet e tij fizike. Një lëvizje e tillë do ta lejojë të jetë në dispozicion të Max Allegrit në fazën përgatitore. Nga sot dhe gjatë gjithë javës ai do të punojë me mbështetjen e një përgatitësi. Zgjedhje që do ta bëjë ta ketë më pak të vështirë kur të gjejë shokët e skuadrës.

Grumbullimi i Juventus është planifikuar për në 10 korrik. Bardhezinjtë që janë përfshirë me kombëtaret gjatë verës, megjithatë do të kenë të drejtën e disa ditëve pushime. Pogba është ndër ata lojtarë që do të jenë të pranishëm në rinisje. Lojtarët do të bëjnë teste atletike në ditët e para dhe më pas do të rrisin gradualisht ngarkesën. Mesfushori dëshiron të largojë plotësisht kujtimet e këqija të korrikut të kaluar. Veçanërisht dëmtimin e meniskut anësor që e dënoi menjëherë në një sezon të tmerrshëm.

Lexo më tej: Pogba e sezoni i dështimit: “Ja shkaku i të gjithë dëmtimeve të mia”

Pogba u rikthye me entuziazëm në Continassa dhe me shpresën se do ta gjente sërish formën e tij shpejt. Në fund të seancës së parë stërvitore u tregua i disponueshëm për tifozët, duke lejuar selfie dhe autografe për disa minuta.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI