GEORGINA E ORA ME DIAMANTË
Prej më shumë se një jave, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë zyrtarisht me pushime. Në bordin e jahtit fantastik të futbollistit portugez, prej disa ditësh, ata ndodhen në brigjet e Sardenjës në shoqërinë e familjes dhe miqve. Të dy po dokumentojnë pushimet e tyre luksoze në rrjetet sociale, duke i mbajtur vazhdimisht të përditësuar mbi 600 milionë ndjekësit e çiftit (594 milionë CR7, 50 milionë Rodriguez red). Modelja dhe influencuesja po ekspozon një fizik për t'u patur zili dhe tregon si zakonisht veshjet firmë dhe aksesorët shumë të çmuar. Ashtu si ora e saj e re, e cila ishte thjesht e vështirë për të mos u vënë re…Ora e veshur nga modelja dhe influencuesja është një Brilliant Skeleton Northern Lights nga Jacob & Co. Çmimi i kësaj ore, sipas faqes zyrtare të prodhuesit, është rreth 66 mijë euro. Aksesori i shtrenjtë përmban një kuadrat kristal mineral të kuq. Si dhe një mbërthyese prej çeliku inox me deri në 42 diamante të bardha të prera të rrumbullakëta. Pastaj një kasë të shkëlqyeshme me veshje prej 251 diamantësh të bardhë të rrumbullakët. Pa harruar një kurorë me 30 diamante të tjera të rrumbullakëta të bardhë. Për momentin janë vetëm 101 ekzemplarë (këngëtarja Rihanna e ka mbajtur në Super Bowl). Pushime po, por gjithmonë me shumë stil për Georgina e Ronaldo.View this post on Instagram
View this post on Instagram