Flash

"Pse duhet të mbetem tifoz i Milan?": Diego Abatantuono shfryn inatin ndaj shoqërisë

Lapsi.al 1 July 2023
"Pse duhet të mbetem tifoz i Milan?": Diego Abatantuono shfryn

Diego Abatantuono, një tifoz i njohur i Milan, nuk përmbahet në shpërthimin e dufit të tij. Aktori ka reaguar ashpër, në dritën e asaj që ndodhi te kuqezinjtë javët e fundit. Sikur të mos mjaftonte, një frazë e thënë për të ardhmen e portugezit Leao, ka trembur jo pak tifozët.

Në intervistën e dhënë për 'Il Foglio', Diego Abatantuono shprehu të gjithë zhgënjimin e tij për këtë moment të kuqezinjve: “Të gjithë po largohen, Maldini, Tonali, sigurisht edhe Theo Hernandez. Pse duhet të mbetem një tifoz i Milanit? Skuadrat nuk janë më si dikur, tani është vetëm çështje biznesi”.

Lexo më tej: Leao, tregon të vërtetën për të ardhmen e tij: fjalët e portugezit surprizojnë tifozët kuqezinj

Abatantuono vazhdoi më pas, duke e thelluar argumentin, si për ta bërë edhe më të errët të ardhmen. “RedBird mendon se i ka zgjidhur problemet duke rinovuar kontratën e Leaos – vazhdoi aktori milanez –. Por ajo që nuk na thanë është se do të shërbejë vetëm për ta shitur atë për më shumë para vitin e ardhshëm”. E tani të gjithë tifozët e Milan nuk kanë si ta bëjnë gjumin të qetë. E keqja e madhe, sipas Abatantuono, mund të mos ketë ardhur ende.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI