MESAZHI I MBAPPE
Për të qetësuar zemërimin e francezëve, Kylian Mbappè ka zbritur vetë në fushë. Fenomeni PSG ka lindur në Brondy, një nga periferitë më të këqija të Parisit. E për këtë, është në të gjitha aspektet pjesë e asaj klase shoqërore që po nxit revoltën dhe pjesë e së cilës ishte edhe Nahel. Futbollisti shkroi një mesazh në rrjetet sociale: “Ashtu si të gjithë francezët, edhe ne u goditëm dhe u tronditëm nga vdekja brutale e të riut Nahel. Mendimet tona shkojnë para së gjithash tek ai dhe familja e tij. Atyre u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Natyrisht ne nuk mund të mbetemi të pandjeshëm ndaj rrethanave në të cilat ndodhi kjo vdekje e papranueshme.” Megjithatë, ai i Mbappè është një mesazh paqeje: “Është prona juaj ajo që po shkatërroni, lagjet tuaja, qytetet tuaja. Në këtë kontekst tensioni ekstrem, ne nuk mund të heshtim dhe ndërgjegjja jonë qytetare na inkurajon të kërkojmë paqe. Koha e dhunës duhet të përfundojë për t'i hapur rrugë zisë, dialogut dhe rindërtimit”. Kush e di nëse Macron e thirri për t'i kërkuar një dorë ndihmë, pasi presidenti francez ndërhyri personalisht për të mbajtur Mbappè në Paris.— Kylian Mbappé (@KMbappe) June 30, 2023